Një tendencë e re ruso-serbe për ta destabilizuar Ballkanin ka dalë sërish në pah. Por metoda nuk duket e re. Bëhet fjalë për destabilizimin përmes kishës ortodokse.
Më 9 maj 2020, Patrikana Ortodokse me seli në Stamboll e ka pranuar autoqefalinë e “Kishës së Ohrit”, siç njihet ndryshe Kisha Ortodokse e Maqednoisë së Veriut.
Lidhur me këtë rast ka reaguar menjeherë Kisha Ortodokse Ruse, e cila ka thënë se, “ky akt përfaqëson invazion të rëndë mbi Kishën Ortodkse Serbe dhe ka motive politike”.
Një reagim i tillë i Kishës Ortodokse Ruse kishte qenë edhe lidhur me autoqefalinë e Kishës Ortodokse në Mal të Zi.
Më pas, gjatë viteve 2019 dhe 2020, në Mal të Zi u shfaqën protesta që krijuan trazira në Mal të Zi nga nacionalistët serbë .
Sipas të dhënave, në këto protesta u përfshinë edhe elementë të shërbimeve të inteligjencës nga Moska dhe Beogradi.
Si rezultat i këtyre trazirave, në zgjedhjet parlamentare, në vitin 2020, në Mal të Zi shumicën e fitoi krahu politik serb i të djathtës ekstreme, i lidhur me Federatën Ruse.

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia