Pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës nga radhët e komunitetit serb nuk morën pjesë në akademinë ceremoniale me rastin e 20-vjetorit të Ditës së Forcave të Armatosura të BeH, që u mbajt të hënën në Sarajevë.
Siç është konfirmuar për Klix.ba, arsyeja e mungesës së tyre ishte prania e delegacioneve nga konferenca A5, konkretisht përfaqësuesve të Kosovës, transmeton TheGeopost.
Shefi i Shtabit të Përbashkët Gojko Knezheviq, si dhe zëvendësministri i Mbrojtjes Aleksandar Goganoviq, nuk morën pjesë në ceremoni.
Të gjithë ata që u përmendën më parë morën pjesë në pritjen dhe përkujtimin e Ditës së Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës në kazermat e Rajlovacit.
Në pjesën zyrtare të programit, Ministri Helez tha se 20 vitet e ekzistencës së Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës përfaqësojnë shembullin më të mirë të reformave të suksesshme pas Dejtonit dhe provën se një shtet i përbashkët mund të funksionojë kur forcimi i institucioneve është një qëllim i përbashkët.
“Kjo është një histori për guximin, përgjegjësinë dhe besimin në një të ardhme të përbashkët”, tha Helez, duke falënderuar selinë e NATO-s në Sarajevë, EUFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre në modernizimin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Denis Beqiroviq, anëtar i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, iu drejtua të pranishmëve dhe theksoi se zhvillimi dydekadësh i Forcave të Armatosura ndërtoi besueshmërinë e tyre si brenda vendit ashtu edhe në skenën ndërkombëtare./Klix.ba/

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit