Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Një degë e Kishës Ortodokse Serbe bën thirrje që Kosova të shpallet teritor i pushtuar, mohon edhe Srebrenicën

The Geopost April 26, 2024 2 min read
Share the news

Një klerik i Kishës Ortodokse Serbe (SPC), i kryesuar nga peshkopi Longin —  Momir Krço ka bërë thirrje që Republika e Kosovës të shpallet “teritor i pushtuar”, ndërkohë që mohon gjenocidin në Srebrenicë.

Ai është nga dioqeza më e madhe e diasporës Svetosava. Në Kuvendin vjetor kishtar-popullor të kësaj dioqeze të mbajtur më 12 prill të këtij viti ka miratuar një ‘rezolutë’ duke thënë se ajo rezolutë e përfaqëson mendimin e shumicës së Serbisë.

“Ne mbetemi të palëkundur dhe besnikë në dashurinë tonë për atdheun tonë Serbinë, Republikën Srpska dhe Malin e Zi, kështu që edhe këtë vit nuk mund të mos shprehim shqetësimin tonë më të thellë për çështjen më të rëndësishme kombëtare për popullin serb, Kosovën.

Kjo dioqezë sulmoi edhe marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne besojmë se kjo marrëveshje franko-gjermane apo e Ohrit është absolutisht e papranueshme për KOS-në, sepse përveç arsyeve të përmendura më sipër, kërcënon interesat më vitale të KOS-së dhe popullit të Kosovës, duke vënë në pikëpyetje statusi pasuror-juridik i faltoreve tona të lashta Nemanjiqe që ndodhen aty. Ne apelojmë dhe ftojmë të gjithë përfaqësuesit e autoriteteve të Republikës së Serbisë që, në ta refuzojnë këtë “marrëveshje”, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme në të cilat separatistët shqiptarë morën gjithçka dhe serbët nuk morën asgjë, sa më shpejt të jetë e mundur dhe ta shpallin Kosovën territor të shqetësuar”, ka bërë thirrje kjo dioqezë.

Gjithashtu dioqeza mohon gjenocidin në Serbi dhe akuzon Perëndimin se po e akuzon popullin serb për diçka “të supozuar”.

“Shpresojmë që shumica e vendeve anëtare të OKB-së të mos bien pas këtij mashtrimi dhe të bashkohen për të mos pranuar këtë rezolutë të dëmshme”, thotë dioqeza.

Kisha Ortodokse Serbe përfaqëson boshtin e lëvizjeve politike të Serbisë dhe shpesh shërben për indokrinimin e serbëve me ideologjitë nacionaliste që shkaktuan edhe luftërat në Ballkan.

Continue Reading

Previous: Zëvendësministri rus i mbrojtjes Timur Ivanov akuzohet për marrje ryshfeti
Next: Rusia vë veton ndaj rezolutës së OKB-së të mbështetur nga SHBA-ja që ndalon armët bërthamore në hapësirë

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit? 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?

The Geopost June 25, 2026
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost June 24, 2026
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor

The Geopost June 22, 2026
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE

The Geopost June 22, 2026
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë? 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?

The Geopost June 17, 2026
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia

The Geopost June 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.