
Nikolai Patrushev është në listën e zezë të SHBA-së për shkak të lidhjeve të tij me separatistët ukrainas. Më 3 dhjetor të vitit të kaluar në Moskë, Patrushev u takua me ministrin serb Aleksandar Vulin. Në të njëjtën ditë, më 3 dhjetor, në Zagreb ishte djali i tij Dmitri Patrushev, i cili tha se Kroacia ishte një nga partnerët më të rëndësishëm të Rusisë në BE.
Nikolai Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, vjen në Beograd, njoftuan mediat ruse. Patrushev duhet të arrijë në Serbi në fund të shkurtit.
Një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të presidentit Vladimir Putin në Beograd duhet të bisedojë me drejtuesit e inteligjencës serbe dhe tema kryesore, sipas mediave ruse, do të jenë “vullnetarët” nga BeH, Shqipëria dhe Kosova që dyshohet se po luftojnë në Donbas, në anën e autoriteteve tw Ukrainës.
Ria Novosti shkruan se informacionin për ardhjen e Patrushevit e ka ndarë me opinionin presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Kujtojmw se, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha në një intervistë për Russia Today në fund të javës se Ballkani Perëndimor “është kthyer në një vatër krimi ku mercenarë rekrutohen në konflikte të stilit amerikan”.
“Ne kemi informacione se militantë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina janë rekrutuar për të ‘përmbysur Rusinë jashtë ekuilibrit’, që përfshin dërgimin e tyre në Donbas (Ukraina lindore). Ne jemi duke punuar për të konfirmuar atë informacion”, tha Lavrov për RT.
Zyrtarët e BeH dhe Kosovës kanë mohuar informacionin e ministrit të jashtëm rus. Por vetëm tre ditë më vonë, informatori i parë i Putinit, Nikolai Patrushev, njoftoi mbërritjen e tij në Serbi për të “shkëmbyer informacion” rreth “militantëve nga BeH, Shqipëria dhe Kosova” që luftonin në Donbas, një rajon në Ukrainën lindore të pushtuar nga paraushtarakët pro-rusë.
Nikolai Patrushev është një ish-drejtor i shërbimit inteligjent të Rusisë FSB. Në prill 2018, Departamenti Amerikan i Thesarit (OFAC), në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, vendosën sanksione ndaj këtij oficeri të inteligjencës tw Putinit.
Nikolai Patrushev, njihet si një nga njerëzit më të fuqishëm në Rusi. Ai është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Vladimir Putin. Djali i Nikolai Patrushev është ministri aktual i Bujqësisë në Qeverinë e Federatës Ruse.
Avdo Avdiq- bashkëpunëtor i The Geopost nga Bosnja dhe Hercegovina