Banka Postare Kursimore e Serbisë që u mbyll të hënën ka operuar në Kosovë në kunfërshtim të plotë me ligjet në fuqi.
E palicencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, ajo nuk ka raportuar për qarkullimin financiar dhe as nuk është mbikëqyrur nga autoritetet relevante.
Një operim i tillë i të ashtuquajturës bankë paraqet rastin e vetëm në Evropë dhe më gjerë. Kjo “bankë” nga pesë objekte sa ka shfrytëzuar, tri prej tyre i kishte uzuruar pasi të njëjtat janë pronë e AKP-së. Banka Postare Kursimore ka financuar organizata terroriste, krimin e organizuar dhe luftën hibride ruso-serbe ndaj Kosovës dhe NATO-s. Kujtojmë se në shtator 2022, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se Serbia investon çdo vit ne Kosove nga 800 milionë euro.
Disa nga paratë e Serbisë janë investuar ne organizata terroriste, kurse një pjesë tjetër janë keqpërdorur nga mafia. Ndërsa i sanksionuari i INTERPOL-it, Milan Radojiciq, si njeriu më i besueshëm i Vuçiqit në Kosovë ka lidhje me Bojan Kekic-in, drejtor i Bankës Postare Kursimore të Serbisë, me seli ne Beograd. RTK pati publikuar edhe nje fotografi ku shihen së bashku./TheGeopost