Nga sot The Geopost do të fillojë raportimin edhe në gjuhën ukrainase. Për këtë mision të ri të nisur nga ky medium, The Geopost do të angazhojë dy gazetarë ukrainas që po qëndrojnë në Kosovë.
The Geopost ka filluar nga viti 2021 në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe me qëllim të luftojë dezinformimin dhe propagandën ruse në Ballkan.
Me rritjen e tendencave të Rusisë për të përhapur narrativat e saj destabilizuese, The Geopost ka dëshmuar sukses në luftimin e tyre duke u cituar edhe nga shumë mediume tjera.
Të njëjtën mision do ta ketë edhe në raportimin në gjuhën ukrainase, për të cilin do të angazhohen gazetaret Lydmila Makey dhe Tetiana Kraselnykova.
/The Geopost

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj
Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman