
Natën ndërmjet 13 dhe 14 janarit, Viti i Ri Ortodoks u festua në Manastirin Karno pranë Srebrenicës. Mikpritës i të ftuarve nga Serbia ishte igumeni Luka Babiq, shkruan portali Istraga.ba, duke shtuar se i ftuar special në këtë tubim ishte lideri i Lëvizjes Çlirimtare – Mllagjan Gjorgjeviq. Ai ishte në Rusi tre ose katër muaj më parë, ku u takua me Alexander Babkov, një biznesmen dhe politikan i cili është në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara dhe BE për aktivitetet e tij në Ukrainë.
“O çetnikë të Ravna Gorës, vendosuni në radhë. Bashkohuni, vëlla me vëlla, për të hequr qafe zgjedhën”, janë vargjet që kanë jehuar në kodrat rreth Srebrenicës gjatë festës.
Portali kujton se Gjorgjeviq, dikur ish-këshilltar i presidentit serb Boris Tadiq, tani është një “humanitar” që themeloi organizatën “Serbia jonë”, një rusofil me “lidhje të mëdha me kishën ortodokse serbe dhe shoqatat çetnike”.
“Kam mbërritur në Manastirin Karno mbi Srebrenicë, tek igumani At Luka, ku do të festoj Vitin e Ri Ortodoks me vëllezërit e mi nga Serbia dhe Srpska,” shkroi Mlagjan Gjorgjeviq më 13 janar.
Igumani Luka organizoi fishekzjarre para manastirit. Pas kësaj, të ftuarit iu kthyen këngëve çetnike.
Siç shihet në fotot e publikuara në faqen e manastirit të Karnos në Facebook, nikoqirët dhe të ftuarit e tyre valvitën flamurin e “Lëvizjes së Bashkuar të Ravna Gora”, dhe flamujt e Federatës Ruse dhe “Rusisë Cariste.
“Në fotografinë e siguruar nga portali Istraga.ba, e cila supozohet se është bërë gjatë vizitës së Gjorgjeviqit në Moskë, ai dhe Babkovi mund të shihen në një nga restorantet e Moskës”, shkruante nova.rs në shtator të vitit të kaluar.
Gjorgjevic më pas konfirmoi se ishte takuar me Babkovin.
Bashkëbiseduesi i Gjorgjeviqit nga Moska, Aleksander Babkov, është nën sanksione të Bashkimit Evropian që nga viti 2014 për “shkelje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës”. Këtyre sanksioneve më vonë iu bashkuan edhe Shtetet e Bashkuara, të cilat e futën Babkovin në listën e zezë.
“Alexander Babakov është i dërguari special presidencial i Federatës Ruse i ngarkuar për bashkëpunimin me organizatat që përfaqësojnë rusët që jetojnë jashtë vendit. Babakov u sanksionua nga BE në vitin 2014, e cila theksoi se ai votoi për ligjin rus për aneksimin e Krimesë”, thuhet në vendimin e autoriteteve amerikane.
Bashkëpunëtorët e Alexander Babkov, Alexander Vorobiev, i cili është kreu i kabinetit të tij, dhe Mikhail Plisyuk gjithashtu përfunduan në listë.
“Është e vërtetë që u takuam. Ai është një mik i madh i Serbisë dhe popullit serb, por nuk do të komentoja asgjë tjetër”, tha Mlagjan Gjordjeviq pas kthimit nga Moska në shtator të vitit të kaluar.
Javën e kaluar, sipas portalit Istraga, Gjordjeviq ishte në Bosnje dhe Hercegovinë, dmth në Srebrenicë, ku festoi Vitin e Ri Ortodoks me anëtarët e shoqatave çetnike në manastirin Karno.
Një muaj e gjysmë përpara Gjorgjeviqit, Manastiri i Karnos u vizitua edhe nga Dushan Markoviq, lideri kontrovers i partisë ultranacionaliste Prava Srbija me seli në Jagodinë.
Sipas raporteve të medias, nga dhjetori i vitit të kaluar, Markoviq këndoi këngë çetnike me igumanin e manastirit të Karnos, Luka Babiq.
“Ç’ po ndodh në Bosnje përgjatë Drinës, çetnikët serbë kanë zbritur nga malet. Ata nuk kanë frikë nga Allahu, nuk kanë frikë nga minat, nuk kanë frikë nga ustashët apo muxhahedinët”, këndoi Markoviq, ndërsa igumeni Luka e përcillte herë pas here.
Markoviq është i njohur për deklaratat e tij ekstreme ndaj emigrantëve dhe në biografinë e tij zyrtare thuhet se në moshën 19-vjeçare ai u bë nënkryetar i lëvizjes Ravna Gora, ku fotot e tij duke pozuar me uniformë dhe me armë mund të shihen në rrjetet sociale të tij.
Që nga shtatori i vitit të kaluar, “Serbia e Vërtetë” e Markoviqit ka qenë në koalicion me Lëvizjen neo-naziste Leviathan.
Anëtarët e Lëvizjes Leviathan nuk e fshehin simpatinë e tyre ndaj vrasësve të dënuar dhe kriminelëve të luftës, si Dragan Vasiljkoviq, i njohur si Kapiten Dragan.
Burimi: Istraga