Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Ndalohet Tik-Tok në rrjetet shtetërore të komunikimit për shkak të sigurisë kibernetike

The Geopost June 28, 2024 2 min read
Share the news

Qeveria e Kosovës sot ka votuar për ndalimin e përdorimit të rrjetit social kinez Tik-Tok në rrjetet shtetërore të komunikimit për të mbrojtur sigurinë kibernetike të vendit.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës propozimin për ndalimin e këtij aplikacioni e bëri zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

“Me qëllim të rritjes ë sigurisë kibernetike, MBP i rekomandon Qeverisë që të ndalojë instalimin dhe përdorimin dhe funksionimin e aplikacionit të rrjetit social tik tok dhe të gjitha shërbimet e tij në të gjitha rrjetet shtetërore të komunikimit dhe në të gjitha pajisjet zyrtare të teknologjisë së informacionet dhe komunikimit që janë në pronësi dhe menaxhim të institucioneve publike”, tha ai.

“Obligohen të gjitha institucionet publike që janë pronarë dhe administrojnë rrjete shtetërore të komunikimit që të vendosin kufizimet e nevojshme teknike për ndalimin dhe funksionimin tëshërbimeve të rrjetit social Tik Tok në ambiente zyrtare tëpunës.  Të gjithë zyrtarët janë të detyruar që në pajisjet zyrtare ta largojnë aplikacionin tik-tok”, ka shtuar Dobra.

“Kjo masë është në harmoni me nenin 16 , paragrafi 13 të Ligjit për Siguri Kibernetike, veprimet e ndërmarra nga shtetet aleate dhe ka për synim të mbrojë institucionet shtetërore tëRepublikës së Kosovës kundër kërcënimeve dhe veprimeve tësigurisë kibernetike të cilat mund të shfrytëzohen për sulme ndaj infrastrukturës së teknologjisë, informacionit dhe komunikimit të institucioneve shtetërore”, përfundoi ai.

Shumë shtete, përfshirë edhe SHBA-në, kanë shfaqur shqetësimet për përdorimin e Tik Tok. Në dhjetor 2022, edhe Tajvani kishte vendosur një ndalim në sektorin publik për TikTok pasi FBI paralajmëroi se TikTok përbënte një rrezik për sigurinë kombëtare./TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Rusia po shqyrton përkeqësimin e marrëdhënieve me Perëndimin, thotë Kremlini
Next: Zelensky thotë se po punon për një “plan” për t’i dhënë fund luftës me Rusinë

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi

The Geopost September 30, 2026
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike

The Geopost September 30, 2026
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale

The Geopost September 29, 2026
Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

The Geopost September 29, 2026
Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë

The Geopost September 28, 2026
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga

The Geopost September 23, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.