Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të hënën, më 27 qershor se Aleanca Ushtarake e Atlantikut Verior synon të rrisë ndjeshëm numrin e forcave në gatishmëri të lartë, në mbi 300,000 trupa nga 40,000 që janë aktualisht, si pjesë e rishikimit më të madh të mbrojtjes së aleancës që nga koha e Luftës së Ftohtë.
Stoltenberg konfirmoi gjithashtu se aleatët do të zgjerojnë dislokimet e trupave në vendet e NATO-s që janë më afër Rusisë.
Vendimet do të zyrtarizohen në samitin historik të aleancës 30-anëtare të NATO-s këtë javë në Madrid, i cili po mbahet nën hijen e luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Ne do të transformojmë forcën e reagimit të NATO-s dhe do të rrisim numrin e forcave tona të gatishmërisë së lartë në mbi 300,000 trupa,” tha Stoltenberg.
Forca e Reagimit të NATO-s aktualisht kanë një kontingjent prej rreth 40,000 ushtarësh, marinarësh dhe personeli ajror.
Në samitin e Madridit, NATO do të ndryshojë gjithashtu qasjen e saj ndaj Rusisë, e cila në strategjinë e fundit të aleancës nga viti 2010 ishte ende e përshkruar si një partner strategjik.
“Ky nuk do të jetë rasti në konceptin strategjik që ne do të biem dakord në Madrid,” tha Stoltenberg.
“Unë pres që aleatët të deklarojnë qartë se Rusia përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë, për vlerat tona, për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara