Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

The Geopost May 23, 2024 2 min read
Share the news

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnjës me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime. Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë u prezantua sot në seancën e Asamblesë së Përgjithshme me temën “Kultura e paqes”. Për rezolutën kanë votuar 84 shtete, 19 kundër dhe 68 abstenuan.

Rezoluta ishte sponsorizuar nga tridhjetë vende ndërsa propozuesit zyrtarë ishin Gjermania dhe Ruanda. Përveç propozuesve, sponsorët e rezolutës janë: Shqipëria, Australia, Austria, Bangladeshi, Belgjika, BeH, Bullgaria, Kili, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Holanda, Kroacia, Irlanda, Islanda, Italia, Jordania, Kanadaja, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malajzia, Ishujt Marshall, Norvegjia, Zelanda e Re, Polonia, SHBA, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Suedia, Turqia, Britania e Madhe dhe Vanuatu, thuhet në draftin e rezolutës.

Pro miratimit të projekt-rezolutës, ndër tjera, votuan Shqipëria, Australia, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sllovenia. Kundër, ndër të tjera, votuan Serbia, Siria, Kina, Rusia, Bjellorusia, Hungaria, Dominika, Kuba. Rezoluta shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, që do të shënohet çdo vit, dënon pa rezerva çdo mohim të gjenocidit të Srebrenicës si një ngjarje historike dhe u bën thirrje shteteve anëtare që t’i ruajnë faktet e vërtetuara, duke përfshirë përmes sistemeve të tyre arsimore [dhe] duke zhvilluar programe të përshtatshme drejt parandalimit të mohimit dhe shtrembërimit të gjenocidit, si dhe përsëritjes së tij në të ardhmen.

Ajo (rezoluta) dënon pa rezerva veprimet që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës, thekson rëndësinë e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të viktimave të mbetura të gjenocidit në Srebrenicë dhe varrimin e dinjitetshëm të tyre, si dhe bën thirrje për ndjekjen e vazhdueshme të atyre autorë të gjenocidit në Srebrenicë, që nuk janë përballur ende me drejtësinë. Rezoluta u bën thirrje të gjitha shteteve që t’iu përmbahen plotësisht detyrimeve të tyre sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, dhe të drejtës ndërkombëtare zakonore për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit, duke i pasur parasysh vendimet përkatëse të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë./TheGeopost

Continue Reading

Previous: SHBA thotë se Rusia me gjasë ka lëshuar armë anti-satelitore
Next: Prokurorët bullgarë kërkojnë të shpërbëjnë grupet paraushtarake pro-ruse

Vuçiqi paralajmëron “kupolën mbrojtëse” dhe forcimin e ushtrisë për marketing politik 2 min read
  • Lajme

Vuçiqi paralajmëron “kupolën mbrojtëse” dhe forcimin e ushtrisë për marketing politik

The Geopost November 14, 2025
Rritet presioni politik ndaj Belgjikës për të mbështetur kredinë e dëmshpërblimeve për Ukrainën 5 min read
  • Lajme

Rritet presioni politik ndaj Belgjikës për të mbështetur kredinë e dëmshpërblimeve për Ukrainën

The Geopost November 14, 2025
Parullat shoviniste në Serbi: Shqiptarët fyhen njëlloj nga përkrahësit edhe kundërshtarët e pushtetit 7 min read
  • Lajme

Parullat shoviniste në Serbi: Shqiptarët fyhen njëlloj nga përkrahësit edhe kundërshtarët e pushtetit

The Geopost November 14, 2025
Spastrimet ushtarake të Xi-së tregojnë pasiguri për forcat bërthamore të Kinës 7 min read
  • Lajme

Spastrimet ushtarake të Xi-së tregojnë pasiguri për forcat bërthamore të Kinës

The Geopost November 13, 2025
Abuzimi me dhimbjen: Si mediat e regjimit përdorin serbët nga Kosova për qëllime politike 4 min read
  • Lajme

Abuzimi me dhimbjen: Si mediat e regjimit përdorin serbët nga Kosova për qëllime politike

The Geopost November 12, 2025
Anëtari i NATO-s, Rumania, gjen fragmente dronësh pas sulmeve ruse në portet ukrainase 3 min read
  • Lajme

Anëtari i NATO-s, Rumania, gjen fragmente dronësh pas sulmeve ruse në portet ukrainase

The Geopost November 12, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.