Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking
  • Lajme

Ministria e Punëve të Brendshme serbe dezinformon për bllokimin e qytetarëve të Kosovës: Kemi kryer kontrolle rutinë

The Geopost April 18, 2024 2 min read
Share the news
Mediat serbe Politika dhe Vreme kanë dezinformuar për incidentin në kufirin Serbi-Kroaci, duke thënë se autoritetet serbe kanë kryer vetëm kontrolle rutinë, kur dihet se autobusët janë ndaluar nga Serbia pas votimit në favor të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 
Çfarë shkruan portali Vreme:
Në orët e kaluara, kamerat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë treguar se në pikën kufitare të Batrovcit gjatë hyrjes në Serbi janë ndalur disa automjete, autobusë dhe vetura, por nuk ka mundur të dallohet se për cilat targa bëhet fjalë. Tani situata është ndryshe dhe shihet vetëm një autobus.
Analiza:
Pretendimet për një ndryshim të situatës në kufi tregojnë një përpjekje për të fshehur realitetin dhe për të manipuluar opinionin publik.
Kjo ngre dyshime të reja për transparencën dhe sinqeritetin e autoriteteve serbe, duke krijuar shqetësime të mëtejshme për lirinë e lëvizjes dhe marrëdhëniet me Kosovën.
Kjo situatë tregon raportimin e njëanshëm të mediave serbe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Për këtë çështje pati reagime të shumta, përfshirë edhe Bashkimin Evropian.  Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha të mërkurën se kësisoj Serbia ka shkelur Marrëveshjen e lëvizjes së lirë dhe ka bërë thirrje që të përmbahen nga veprime të tilla të njëanshme./G.Venhari-The Geopost/

Continue Reading

Previous: Serbia hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës për votimin në KiE, bllokon qindra prej tyre në kufijtë e saj
Next: Gjenerali Christopher Cavoli dëshmoi para Kongresit Amerikan: Ndikimi i Rusisë dhe Serbisë po kontribuon  në destabilitetin në rajon, nevojiten më shumë forca dhe pajisje në terren

Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe? 9 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe?

The Geopost June 26, 2026
Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit? 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?

The Geopost June 25, 2026
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost June 24, 2026
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor

The Geopost June 22, 2026
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE

The Geopost June 22, 2026
Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë 4 min read
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë

The Geopost June 19, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.