Arvydas Anusauskas, Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, beson se prania e trupave ruse në Bjellorusi përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Lituaninë. Ai ka shkruar për këtë në faqen e tij në Facebook.
“Në situatën aktuale, ne e konsiderojmë hyrjen e forcave të armatosura ruse në Bjellorusi jo vetëm si një faktor destabilizues të situatës së sigurisë, por edhe si një kërcënim të drejtpërdrejtë edhe më të madh për Lituaninë”, shkroi ministri.
Bjellorusia dhe Rusia do të zhvillojnë stërvitjet “Union Resolve – 2022”, me qëllim praktikimin e kundërveprimit ndaj Polonisë, Ukrainës dhe vendeve baltike. Stërvitja do të mbahet si pjesë e inspektimit të forcave të reagimit të shpejtë të shtetit të Bashkimit. Trupat ruse tashmë kanë filluar të mbërrijnë në Bjellorusi.

Bosnja dhe Hercegovina i ndalon hyrjen Milan Radoiçiqit: Shpallet kërcënim për sigurinë kombëtare për shkak të sulmit terrorist në Banjskë
Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim për Milan Radoiçiqin
Selimi: Ndikimi i mediave ruse në Ballkan, më i madh se kurrë
Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik
REM gjobit televizionet Informer dhe B92: Ndalohen emisionet dhe reklamat, arrestohen gjashtë persona për kërcënime ndaj gazetares
Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin