Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

“Miku i hekurt i Kinës”, Gjuriq shkon për vizitë në Kinë për thellim të bashkëpunimit

The Geopost December 20, 2024 3 min read
Share the news

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, do të qëndrojë në Kinë nga data 19 deri më 21 dhjetor për një vizitë zyrtare.

Këtë vizitë ai e ka lajmëruar në një postim në X ku shkroi për “avancim të marrëdhënieve dypalëshe”.

Vizita është me ftesë të anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të CPC dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Wang Yi.

Duke folur në një konferencë të rregullt për shtyp të hënën për vizitën e Gjuriqit në Kinë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze Lin Jian tha se Serbia është “miku i hekurt i Kinës”.

“Në vitet e fundit, nën drejtimin strategjik të Presidentit Xi Jinping dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, marrëdhëniet dypalëshe kanë realizuar rritje të shpejtë dhe arritje historike. Bashkëpunimi në fusha të tilla si infrastruktura, energjia, kultura dhe shkëmbimi njerëz-me-njerëz dhe arsimi vazhdon të zgjerohet dhe marrëdhëniet dypalëshe janë thelluar dhe përmirësuar”, tha zëdhënësi.

“Nëpërmjet kësaj vizite, Kina është e gatshme të punojë me Serbinë për të konsoliduar miqësinë e tyre të hekurt, për të forcuar komunikimin strategjik, për të thelluar bashkëpunimin praktik dhe për të çuar përpara ndërtimin e një komuniteti Kinë-Serbi me një të ardhme të përbashkët në epokën e re”, shtoi Lin.

Pavarësisht paralajmërimeve të fundit nga ana e Bashkimit Evropian ku Serbia zyrtarisht pretendon se dëshiron të bëhet anëtare, Serbia vazhdon të synojë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me Kinën.

Presidenti kinez Xi kishte vizituar Serbinë në maj të këtij viti dhe u prit ngrohtësisht nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Gjatë vizitës, Xi dhe Vuçiq nënshkruan një deklaratë të përbashkët për ndërtimin e një komuniteti Kinë-Serbi me një të ardhme të përbashkët në epokën e re, një përmirësim i marrëdhënieve nga partneriteti gjithëpërfshirës strategjik i krijuar në vitin 2016. Marrëveshja e bën Serbinë vendin e parë evropian për të ndërtuar një komunitet të tillë me Kinën.

Kina i sheh Serbinë e Aleksandar Vuçiqit si dhe Hungarinë me liderin e saj autoritar, Viktor Orban, si një portë hyrëse drejt BE-së.

Më 17 tetor 2023, Presidenti Xi u takua në Sallën e Madhe të Popullit me presidentin serb Vuçiq i cili ishte në Kinë për të marrë pjesë në Forumin e tretë Brez dhe Rrugë për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Vuçiq tha se ai ka udhëhequr një delegacion të madh qeveritar në Kinë për të marrë pjesë në Forumin e tretë Brez dhe Rrugë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, i cili ka demonstruar “respektin dhe miqësinë e Serbisë për Kinën dhe rëndësinë që Serbia i kushton Kinës”. Vuçiq atëherë kishte vënë në dukje se marrëdhëniet Serbi-Kinë i kanë rezistuar provave të ndryshme.

/TheGeopost

Continue Reading

Previous: SHBA i kërkon Evropës t’i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
Next: Shtëpia e Bardhë: Anëtarësimi në NATO është i nevojshëm për garancitë e sigurisë së Ukrainës, por vendimi për ftesën i takon presidentit të ardhshëm

Vuçiq mes Lindjes dhe Perëndimit, Sormaz: Rrethi i tij është ngushtuar dhe s’ka më asnjë çarje ku mund të shpëtojë 7 min read
  • Lajme

Vuçiq mes Lindjes dhe Perëndimit, Sormaz: Rrethi i tij është ngushtuar dhe s’ka më asnjë çarje ku mund të shpëtojë

The Geopost May 19, 2025
Serbi, kërkohet nga Prokuroria që të identifikojë dhe ndjekë penalisht njerëzit nga kabineti i Vuçiqit 2 min read
  • Lajme

Serbi, kërkohet nga Prokuroria që të identifikojë dhe ndjekë penalisht njerëzit nga kabineti i Vuçiqit

The Geopost May 19, 2025
Dodik është bërë i padëshiruar në të gjithë BE-në: Mesazhi për qytetarët e RS është i qartë… 3 min read
  • Lajme

Dodik është bërë i padëshiruar në të gjithë BE-në: Mesazhi për qytetarët e RS është i qartë…

The Geopost May 17, 2025
Ukraina dhe Rusia larg në bisedime të drejtpërdrejta, por u arrit marrëveshje për shkëmbim të burgosurve 3 min read
  • Lajme

Ukraina dhe Rusia larg në bisedime të drejtpërdrejta, por u arrit marrëveshje për shkëmbim të burgosurve

The Geopost May 17, 2025
Mesazhi politik i Kinës dhe përkujtimi i përvjetorit të bombardimit të Beogradit në Serbi 10 min read
  • Lajme

Mesazhi politik i Kinës dhe përkujtimi i përvjetorit të bombardimit të Beogradit në Serbi

The Geopost May 16, 2025
“Putin duhet të paguaj çmimin”, Kryeministri britanik flet nga Samiti i Tiranës 2 min read
  • Lajme

“Putin duhet të paguaj çmimin”, Kryeministri britanik flet nga Samiti i Tiranës

The Geopost May 16, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.