Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Mes miqësisë dhe sanksioneve: Dimitrievski hap dyert për ambasadorin rus

The Geopost October 1, 2024 4 min read
Share the news

Pas shkurtit të vitit 2022 gati të gjithë politikanët refuzuan takime me përfaqësues të ambasadës së
Federatës Ruse në Shkup. Ky izolim ishte në sinkron me të gjithë botën perëndimore, e cila kishte
vënë sanksione ndaj Moskës për shkak ë pushtimit burutal të Ukrainës, si shtet i pavarur dhe sovran.

Por, këto sanksione nuk vlejnë për kryetarin e komunës së Kumanovës, njëherësh kryetar i lëvizjes
ZNAM, Maksim Dimitrievski. Nga qershori i këtij viti partia e tij është pjesë e koalicionit qeverisës, të
drejtuar nga VMRO-DPMNE e kryeministrit Hristijan Mickoski, ku ka dy ministri të rëndësishme: të
Administratës dhe të Drejtësisë.

Dimitrievski në profilin e tij në Facebook njoftoi se ambasadori rus në Maqedoninë e Veriut, Sergej
Aleksandroviç Bazdnikin, ka të premten ka qenë për vizitë në komunë. Dimitrievski publikoi në
Facebook një fotografi nga takimi me Bazdnikinin ku shkroi: “Sot në një vizitë protokollare në
Komunën e Kumanovës ishte ambasadori i Federatës Ruse, Sh.T. Sergej Aleksandroviç Bazdnikin.
Gjatë takimit diskutuam mbi disa tema aktuale me theks në mësimin e gjuhës ruse në shkollat fillore
dhe të mesme në Kumanovë”.

<iframe
src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F
MaksimDimitrievskiOfficial%2Fposts%2Fpfbid02HT4EEoaJYcvy9iXc3bC9hv3yGuiBypcLz4WmZNdwvX
dAgb9fpPbLe7u96d8FE3J9l&show_text=true&width=500” width=”500” height=”527”
style=”border:none;overflow: 1 iden” scrolling=”no” frameborder=”0” allowfullscreen=”true”
allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

Edhe pse komuna nuk ka kompetenca të vendosë cila gjuhë e huaj mund të mësohet në shkolla,
megjithatë, si partner në koalicionin qeverisës, vlerësohet se Dimitrievski mund të ndikojë te
Ministria e Arsimit që kjo punë të kryhet. Sipas statistikave zyrtare, aktualisht në Maqedoninë e
Veriut vetëm 69 nxënës të shkollave të mesme e mësojnë gjuhën ruse, që paraqet një rënie në
krahasim me vitin 2019, kur këtë gjuhë e kanë mësuar 225 nxënës.
Megjithëkëtë, takimi ka ngjallur debate të ashpra në opinion, veçanërisht në sferën publike
shqiptare.

“Me VLEN-in në Qeveri dhe me këshilltarët e komunal të VLEN-it në komunën e Kumanovës,
nxënësit tanë për dëshirat e çmendura të Dimitrieveskit me gjasë do të mësojnë edhe gjuhën ruse
nëpër shkolla”, thuhet në reagimin me shkrim të e BDI-së në opozitë.
Koalicioni qeverisës VLEN në Kumanovë u është përgjigjur akuzave duke sqaruar se “programet
mësimore për lëndët mësimore në shkollat fillore dhe të mesme i miraton ministri i arsimit me
propozim të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit”.
Si duket, ambasadori rus në Shkup Bazdnikin ka qenë mysafir i shpeshtë në komunën e Kumanovës,
me ç’rast mësimi i rusishtes dhe promovimi i letërsisë dhe kulturës ruse ka qenë në qendër të
bisedave. Një takim në maj të vitit 2019, siç është njoftuar publikisht nga Komuna e Kumanovës,
është realizuar në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare “Rusi – Maqedonia e Veriut: gjuha,
historia, kultura, arsimi”. Me atë rast, komunën e kishin vizituar nxënësit dhe profesorët e gjimnazit
të Shën Petersburgut, i cili në kuadër të konferencës ka bashkëpunuar me shkollën e mesme "Goce
Dellçev" nga Kumanova.
Takimi tjetër i bërë publik midis Dimitrievskit dhe Bazdnikin është realizuar vetëm disa ditë para
fillimit të agresionit rus në Ukrainë – më 2 shkurt të vitit 2022. Në këtë vizitë në Kumanovë,
ambasadori rus ka qenë i shoqëruar nga Vladimir Khrisanfov, këshilltar për çështje ekonomike dhe
tregtare në ambasadë. Siç u njoftua zyrtarisht, përveç Dimitrievskit në takim kanë qenë të pranishëm
edhe mësimdhënësit e gjuhës ruse dhe drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme komunale, ku
ligjërojnë mësimdhënësit. Si në vitin 2019, edhe në këtë takim është theksuar nevoja e
bashkëpunimit sipas shembullit të shkollës së mesme "Goce Dellçev" nga Kumanova dhe gjimnazit
nga Shën Petersburg.

“Rusët dhe maqedonasit ndajnë vlera të përbashkëta, duke përfshirë traditat e luftës antifashiste –
është shumë bukur që në Kumanovë çdo vit më 11 Nëntor festohet Dita e Çlirimit të qytetit. Është
një nder dhe privilegj i madh për ne që të marrim pjesë në ceremoninë solemne – duke vendosur
lule i bëjmë nderim heronjve të rënë”, thuhet në deklaratën e ambasadës ruse në Shkup, të
publikuar menjëherë pas takimit. “Kemi kënaqësinë të vërejmë mbështetjen e konsiderueshme që
Komuna e Kumanovës ofron për mësimin e gjuhës ruse në shkolla – më shumë se kudo tjetër në
vend. I jemi mirënjohës menaxhmentit të Komunës dhe personalisht z. Maksim Dimitrievski për
vëmendjen ndaj kësaj çështjeje”.

Dimitrievski ka dënuar sulmin terrorist të marsit në Moskë, por nuk e ka bërë të njëjtën gjë rreth
agresionit rus në Ukrainë. Si kryetar komune, si në vitin 2017 poashtu edhe në vitin 2021, ai u zgjodh
edhe me përkrahjen e votuesve shqiptarë. Shqiptarët etnik përbëjnë rreth një të tretën e popullatës
në Kumanovë, ndërkohë që Dimitrievski në mandatin e fundit u zgjodh si i pavarur. Disa muaj para
zgjedhjeve të fundit parlamentare të qershorit të këtij viti, Dimitrievski formoi lëvizjen ZNAM, me të

cilën fitoi gjashtë deputet. Ai tani është pjesë e pushtetit, ku njihet me qëndrimet kundër partive
shqiptare brenda qeverisë, të tubuar në koalicionin parazgjedhor VLEN. /The Geopost

Continue Reading

Previous: Nëndetësja bërthamore kineze u fundos gjatë ndërtimit, thonë SHBA
Next: Oligarku moldav ofron para për votat kundër integrimit në BE

Zelenskyy thotë se marrëveshjet e reja do të sjellin fluks furnizimesh me dronë, premton sulme të reja brenda Rusisë 6 min read
  • Lajme

Zelenskyy thotë se marrëveshjet e reja do të sjellin fluks furnizimesh me dronë, premton sulme të reja brenda Rusisë

The Geopost July 7, 2025
Rusia: A po e humb Moska Azerbajxhanin si aleat? 5 min read
  • Lajme

Rusia: A po e humb Moska Azerbajxhanin si aleat?

The Geopost July 7, 2025
Dodik kërcënon hapur: Republika Srpska drejt ndarjes nga Bosnja 2 min read
  • Lajme

Dodik kërcënon hapur: Republika Srpska drejt ndarjes nga Bosnja

The Geopost July 7, 2025
Rutte: Kina mund t’i kërkojë Rusisë të sulmojë NATO-n nëse ajo pushton Tajvanin 2 min read
  • Lajme

Rutte: Kina mund t’i kërkojë Rusisë të sulmojë NATO-n nëse ajo pushton Tajvanin

The Geopost July 7, 2025
Sveçla: Numri prej të cilit erdhi kërcënimi me bombë është i regjistruar në Serbi 2 min read
  • Lajme

Sveçla: Numri prej të cilit erdhi kërcënimi me bombë është i regjistruar në Serbi

The Geopost July 6, 2025
Mediat kineze dhe ruse bashkohen: Lavrov e shpëton Vuçiqin nga ‘telashet e mëdha’ 5 min read
  • Lajme

Mediat kineze dhe ruse bashkohen: Lavrov e shpëton Vuçiqin nga ‘telashet e mëdha’

The Geopost July 5, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.