Sonte, për nder të Alexei Navalny-t, i cili vdiq në rrethana misterioze në një burg të Rusisë, nën organizimin e The Geopost dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile është bërë ndezja e qirinjëve dhe vendosja e fotografive pranë Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë.
Drejtori i organizatës The Geopost, Gynen Venhari tha se e gjithë bota demokratike po proteston për vrasjen e opozitarit rus Navalnyn andaj edhe organizata The Geopost e ka marrë këtë iniciativë, kurse, përfaqësuesja e shoqërisë civile, Kaltrina Kamberi tha se Navalny ishte shpresë për të gjithë njerëzit në Rusi.
Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny vdiq në rrethana misterioze në moshën 48-vjeçare, në një burg në Siberinë Perëndimore në Rusi.
/The Geopost

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara