Marko Abramovic, i cili dyshohet për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë, është arrestuar në Mal të Zi.
Lidhur me këtë ka reaguar avokati Arbër Jashari.
“Arrestimi i Marko Abramoviç, i dyshuar për krime lufte në Kosovë, është një lajm shumë i mire”, ka shkruar ai në Facebook.
Jashari ka bërë të ditur po ashtu se Abramovic është në pritje të vendimit nga autoritetet malazeze për ekstradimin në Kosovë.
“Shpresojmë që gjykatat malazeze të vendosin drejtë e paanshëm dhe të marrin vendim që ai t’i dorëzohet autoriteteve kosovare. Urojmë që të mos ketë ndikime politike që mund të pengojnë ekstradimin e tij, siç ka ndodhur në disa raste të tjera në të kaluarën”, ka shtuar ai.
Marko Abramovic akuzohet për pjesëmarrje në Masakrën e Mejës. Sipas raportimeve të mediave, ai është arrestuar më 15 janar 2025.
/The Geopost

Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin
Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga
“Kamionët e viktimizimit” në Nju Jork, Fetoshi: Strategji serbo-ruse për ta dëmtuar imazhin e Kosovës
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse