Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Maqedonia e Veriut dëbon tre diplomatë rusë dhe një prift

The Geopost September 15, 2023 2 min read
Share the news

Tre diplomatë të Federatës Ruse, të akredituar në Maqedoninë e Veriut, janë shpallur persona të padëshiruar dhe pritet të dëbohen nga vendi për shkak të veprimtarisë jashtë kompetencave diplomatike, njoftoi sot portali Almakos, përcjell TheGeopost.com.

Duke u thirrur në burime të konfirmuara brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Maqedonisë së Veriut, portali thotë se bëhet fjalë për këshilltarët politikë I. Hropjaçkov, A. Rozhdevsdvenski, si dhe atasheun ushtarak S. Popov. Ky i fundit raportohet të ketë bërë “veprime të pahijshme diplomatike”.

Duke u thirrur në informacione të marra nga organet kompetente, portali shkruan se tre diplomatët rusë kryenin aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe në pesë ditët e ardhshme do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu raportohet se organe të tjera të specializuara të sigurisë e kanë dëbuar edhe priftin e Kishës Ruse që ka vepruar në Maqedoninë e Veriut, V. Zmej.

Lufta diplomatike që Rusia po mundohet ta shtrijë në Maqedoninë e Veriut është ashpërsuar sidomos pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ndërkohë Maqedonisa e Veriut është duke treguar vigjilente në ruajtjen e sovranitetit të saj nga sjellja dhe agresioni rus në vend.

Që nga viti 2018, kur Maqedonia e Veriut nënshkroi Marrëveshjen e Prespës me Greqinë që i hapi rrugën integrimit në NATO, nga Shkupi janë dëbuar gjithsej 17 diplomatë të Federatës Ruse.

Më 15 prill të këtij persona non grata u shpallën gjashtë punonjës të Ambasadës Ruse në Shkup. Këta gjashtë diplomatë rusë poashtu kishin kryer aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.

Ministria e Jashtme dëboi edhe pesë diplomatë rusë më 28 mars të këtij viti, një muaj pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë. Më parë dëboi nga një diplomat rus në vitin 2021 dhe 2018, të cilave Rusia iu përgjigj reciprokisht, duke dëbuar diplomatët maqedonas nga ambasada në Moskë.

Më 7 mars të këtij viti, Rusia e futi Maqedoninë në listën e vendeve që ndërmarrin veprime armiqësore kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj.

Continue Reading

Previous: Ish-ministrja austriake që vallëzoi me Putinin shkon në Rusi
Next: Pse Ballkani mund të bëhet pjesë e BE-së së shpejti?

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026
Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman 5 min read
  • Botë
  • Lajme

Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.