Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Levrov i izoluar në Shkup: I nervozuar braktisi takimin pasi pjesëmarrësit bojkotuan fjalimin e tij

The Geopost December 1, 2023 6 min read
Share the news

E kishte planifikuar që vizita në Shkup të jetë një fitore e madhe e diplomacisë së Federatës Ruse dhe rikthim i Moskës në skenën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Paraprakisht kishte arritur që ta pamundësojë Estoninë, një vend anëtar i NATO-s dhe i BE-së, që të marrë kryesimin e OSBE-së dhe në vend të saj të imponojë Maltën, vend evropian që nuk është pjesë e NATO-s. Kjo bëri që shtetet baltike, por edhe Ukraina dhe Polonia, të mos marrin pjesë në takimin e Shkupit. Por, kënaqësia e fitores zgjati shkurtë. Lavrov u ballafaqua me një refuzim gati të njëzëshëm nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s.

Madje ai nuk arriti të mbërrijë në kohë që të marrë pjesë në darkën e përbashkët të ministrave të mërkurën, ku ishin të pranishëm edhe Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken dhe Komisionari i Politikës së Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josef Borell. Me këtë Lavrov lëshoi rastin për takim me Blinkenin dhe Borellin, të cilët pas darkës lëshuan Shkupin. Avioni i Lavrovit nuk arriti në kohë pasi Bullgaria nuk hapi hapësirën ajrore për shkak se brenda delegacionit rus ishte edhe zëdhënësja e Qeverisë, Marija Zaharova. Ditë më parë Sofja kishte dhënë leje për Lavrovin dhe ekipin tij nga Ministria e Jashtme, por jo edhe për zëdhënësen e Qeverisë Ruse, Marija Zaharova, e cila është pjesë e delegacionit 85 anëtarësh. Kjo bëri që avioni i Lavrovit të fluturojë 4 mijë kilometra, duke kaluar nëpër Turqi, Greqi që më në fund, me 5 orë vonesë, të arrijë në Shkup. Në aeroport u prit vetëm nga ambasadori rus në Shkup, ndërkohë që Blinken kishte fluturuar për vizitë në Izrael kurse Borell ishte kthyer në Bruksel.

Të nesërmen, Lavrov u ballafaqua edhe me një befasi tjetër jo të këndshme. Në sallën ku mbahej takimi i 30-të ministror i OSBE-së hyri pa mos u përshëndetur asnjë nga pjesëmarrësit. Ai eci i vetmuar deri te ulësja e tij, pa mos e zgjatur dorën me asnjë nga shefat e diplomacive, me pjesën më të madhe të të cilëve kishte raporte normale deri para agresionit rus në Ukrainë. I vetmi që e përshëndeti ishte Ministri i Jashtëm i San Marinos, i cili ishte i ulur përkrah Lavrovit.

Edhe fjalimi i tij u bojkotua. Në momentin që i erdhi radha të flasë, pjesa më e madhe e ministrave të jashtme nga 57 vendet anëtare të OSBE-së e lëshuan takimin. Lavrov, dukshëm i nervozuar, adresoi kritika të ashpra drejt Perëndimit. Ai tha se Perëndimi po minon punën e OSBE-së, andaj aktualisht “nuk ka vend për optimizëm”. Sipas tij, OSBE-ja është shndërruar në një organizatë që i shërben interesave të NATO-s dhe BE-së, duke vënë në pikëpyetje ringjalljen e saj. Nga viti 2021 Rusia ka bllokuar buxhetin e Organizatës, misionin e monitorimit të konfliktit në Ukrainë dhe shumë vendime tjera, të cilat merren me konsensus. Por Lavrov, në fjalimin e tij të gjatë, problemin e sheh te Perëndimi. Sipas tij, zhvillimet aktuale vënë në pikëpyetje funksionimin e OSBE-së si forum për zgjidhje objektive të problemeve globale. Ai akuzoi vendet e NATO-s dhe BE-së se shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së. Në këtë kontekst, Lavrov përmendi intervenimin e NATO-s në vitin 1999, të cilin e quajti “një agresion brutal ndaj Jugosllavisë, anëtare e OSBE-së”, pavarësinë e Kosovës, për të cilën tha se “është territor i shkëputur nga Serbia” si dhe “shkeljen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”. Bojkotimi i fjalimit të Lavrovit nxiti reagimin edhe të Zaharovës, e cila në rrjetin social Telegram tha se “nën presionin e SHBA-ve, logjika e OSBE-së po zëvendësohet me ideologjinë agresive të NATO-s”.

Por, ministrat e vendeve perëndimore akuzuan Rusinë për tentim që të paralizojë dhe shkatërrojë OSBE-në. Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i dërgoi mesazh Rusisë që të mos bllokojë OSBE-në nëse dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e saj.

“Jam i nderuar që jam këtu, por ky është një privilegj dhe një zgjedhje. Tani zgjedhja u takon vendeve që përpiqen të bllokojnë punën e kësaj organizate për të parë nëse janë gati të qëndrojnë pranë komunitetit të qytetëruar bazuar në aktin final të Helsinkit apo duan të vazhdojnë pengesat. Në çdo rast, OSBE-ja do të punojë. Por u takon atyre të zgjedhin nëse duan të jenë me ne në këtë organizatë”, tha O’Brien.

E drejtpërdrejtë ishte edhe Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbock. Ajo tha se “nuk do të lejojë që loja e Rusisë të shkatërrojë organizatat që mbështeten në bashkëjetesën dhe bashkëpunimin paqësor”. “Si asnjë organizatë tjetër, OSBE-ja qëndron për sigurinë e më shumë se 1.3 miliardë njerëzve, që do të thotë se ata duan të jetojnë së bashku në paqe dhe siguri dhe zhvillim të mirë ekonomik. Fakti që Rusia dështoi të shkatërrojë OSBE-në “është një kontribut i rëndësishëm për rendin tonë të paqes”, theksoi Berbock.  Ajo kujtoi se në takimin e vitit të kaluar në Poloni, ku nuk ishte e ftuar Rusia për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, 55 shtete anëtare vendosën të ruajnë rendin evropian të sigurisë me të gjitha mjetet, pavarësisht përpjekjes së Rusisë për të bllokuar buxhetin e organizatës dhe efektivitetin e saj. “Kësaj here në këtë sallë është e përfaqësuar edhe Rusia, edhe pse jo ministri i saj, i cili ka ardhur vetëm për të folur e jo për të dëgjuar të tjerët, unë ju them – ndaloni këtë luftë, e cila është e drejtuar edhe kundër OSBE-së”, tha Berbock .

OSBE-ja është themeluar në vitin 1975, gjatë Luftës së Ftohtë si platformë për dialog mes shteteve perëndimore dhe shteteve të Bllokut Lindor. Ajo organizata më e madh e sigurisë ndërkombëtare në Botë, e cila ka selinë në Vjenë të Austrisë. Përbëhet nga 57 shtete anëtare, përfshirë Rusinë, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe pothuajse të gjitha shtetet në Evropë. Qëllimi i themelimit është parandalimi i luftërave dhe konflikteve dhe të shërbejë si platformë bashkëpunimi për stabilitet, paqe dhe demokraci për më shumë se 1 miliard persona. OSBE ka një trup parlamentar prej 323 anëtarësh, i cili quhet Asambleja Parlamentare e OSBE-së, detyra kryesore e të cilit është “të ndërmjetësojë dialogun ndërparlamentar për të avancuar qëllimet e OSBE-së për siguri gjithëpërfshirëse”. Çdo shtet anëtar ka të drejta të barabarta, kurse vendimet sillen me konsensus. Maqedonia e Veriut ka qenë kryesuese e OSBE-së në vitin e fundit, kurse për vitin e ardhshëm kryesimin pritet ta marrë Malta. Në vitin 2025 pritet në Helsinki të kremtohet 50 vjetori i themelimit të OSBE-së, por shumë ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se ky vit mund të shënojë edhe fundin e organizatës.

 

Shkruan: Xhelal Neziri, bashkëpunëtor i The Geopost nga Shkupi

Continue Reading

Previous: Foli të vërtetën për mizoritë ruse në Ukrainë, Moska lëshon urdhërarrest për fituesen e Eurovizionit nga Ukraina
Next: Lavrovit i kërkohet t’i dëgjojë krimet e Rusisë në Ukrainë në Samitin në Shkup

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.