Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Lavrovit i kërkohet t’i dëgjojë krimet e Rusisë në Ukrainë në Samitin në Shkup

The Geopost December 1, 2023 3 min read
Share the news

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, në fjalimin e saj në samitin e OSBE-së në Shkup ka reaguar për mungesën e pranisë së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, derisa po mbante fjalimin e saj para pjesëmarrësve të samitit.

“Kësaj here në këtë sallë është e përfaqësuar edhe Rusia, edhe pse jo ministri i saj, i cili ka ardhur vetëm për të folur e jo për të dëgjuar të tjerët, unë ju them – ndaloni këtë luftë, e cila është e drejtuar edhe kundër OSBE-së”, ka deklaruar Baerbock.

Ajo ka theksuar se kjo nuk kërkon negociata, lëshime nga Ukraina, por vetëm një vendim të Rusisë për të respektuar parimet e OSBE-së dhe tërheqjen e trupave të saj.

Baerbock u ka bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare, të cilat duan të dëgjojnë, që të bëjnë gjithçka për të ruajtur efektivitetin e OSBE-së përmes një vendimi të përbashkët në favor të rendit evropian të sigurisë.

Ndër tjerash, Baerbock ka thënë se bashkëpunimi në kuadër të organizatës duhet të forcohet më tej me gjithë pengesat që Rusia ka vendosur për më shumë se një vit.

Fakti që Rusia dështoi të shkatërrojë OSBE-në, “është një kontribut i rëndësishëm për rendin tonë të paqes”, është shprehur shefja e diplomacisë gjermane, duke theksuar se “ky rend paqeje duhet të vazhdojë”.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit me OSBE-në, ka pohuar faktin se OSBE-ja, gjatë kryesimit të Maqedonisë së Veriut, është përballur me pasojat e agresionit rus ndaj Ukrainës duke shkelur rregullat e kësaj organizate dhe sigurinë evropiane dhe njerëzore.

“Kam tri mesazhe kyçe si paraardhës. Maqedonia e Veriut mori përsipër kryesimin me OSBE-në në një kohë lufte aktive dhe një kërcënimi për sigurinë evropiane dhe paqen ndërkombëtare. Agresioni rus kundër Ukrainës shkeli rregullat e kësaj organizate dhe shkeli sigurinë evropiane dhe njerëzore, dialogun dhe shkatërroi jetën e njerëzve që duan të jetojnë të lirë dhe pa frikë nga lufta. Në vend të interesit kolektiv, synohen interesa kombëtare egoiste. Kjo krijoi një mjedis të vështirë operativ dhe kundër kësaj ne mbetëm të vendosur për të shërbyer si mbrojtës të vlerave të OSBE-së dhe shumica e shteteve anëtare shmangën defetizmin [mposhtjen] dhe paraqitën sfida për ekzistencën e OSBE-së”, tha Osmani.

Gjithashtu, Stefan Meister, shef i Programeve për rendin dhe demokracinë ndërkombëtare në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë, kishte paralajmëruar se Rusia do të mundohej të keqpërdorte  samitin e OSBE-së në Shkup. Ai kishte thënë se vendet anëtare duhet ta shqyrtojnë mundësinë e përjashtimit të Rusisë nga organizata, në mënyrë që ajo të bëhet funksionale.

“Mendoj se Rusia po e keqpërdor organizatën dhe po e përdor për propagandën e saj për t’i bllokuar gjërat, prandaj nuk e shoh si kanal [komunikimi]”, kishte thënë ai.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Levrov i izoluar në Shkup: I nervozuar braktisi takimin pasi pjesëmarrësit bojkotuan fjalimin e tij
Next: Strategjia e mbrojtjes e BE-së duhet të përfshijë Ukrainën, thotë von der Leyen

Mijëra njerëz u nisën në një Marsh Paqeje tre-ditor në kujtim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mijëra njerëz u nisën në një Marsh Paqeje tre-ditor në kujtim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës

The Geopost July 8, 2026
Eurodeputetët me kritka të ashpra ndaj Serbisë: Nuk ka vend në BE për regjimin autokratik të Vuçiqit 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Eurodeputetët me kritka të ashpra ndaj Serbisë: Nuk ka vend në BE për regjimin autokratik të Vuçiqit

The Geopost July 8, 2026
Dokumentari që trazon narrativat serbe për luftërat e viteve ’90: Këtë serbët nuk duan ta dëgjojnë, as për Kosovën 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dokumentari që trazon narrativat serbe për luftërat e viteve ’90: Këtë serbët nuk duan ta dëgjojnë, as për Kosovën

The Geopost July 7, 2026
Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc

The Geopost July 7, 2026
Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt pranimit në BE, Zelensky u kërkon Hungarisë dhe Polonisë 4 min read
  • Botë
  • Lajme

Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt pranimit në BE, Zelensky u kërkon Hungarisë dhe Polonisë

The Geopost July 2, 2026
Serbia forcon lidhjet ushtarake me Kinën, pavarësisht trysnisë nga Perëndimi 6 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Serbia forcon lidhjet ushtarake me Kinën, pavarësisht trysnisë nga Perëndimi

The Geopost July 1, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.