Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Sky News, ka thënë se Ballkani nuk është i imunizuar nga situata e luftës në Ukrainë.
Ai thotë që në Ballkan bën pjesë edhe Serbia e cila nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
“Ballkani nuk është i imunizuar nga efektet e situatës në Ukrainë, sepse në Ballkan kemi një vend që nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, e cila nuk u bashkua me BE-në për të dënuar pushtimin rus dhe ajo është Serbia fqinji ynë i parë”, tha Kurti.
Kurti theksoi se Serbia vazhdon të refuzojë njohjen e Kosovës, ndërsa në anën tjetër ruan lidhjet e fuqishme me Rusinë.
“Ne kemi një kufi shumë të gjatë me Serbinë. Serbia është fqinji ynë verior që nuk e njeh Kosovën në ndryshim nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Ata kanë lidhje shumë të forta dhe këto janë lidhje historike, kulturore nga njëra anë dhe ushtarake dhe ekonomike”, tha Kurti.
Ai tha se Serbia ka avionë luftarakë që ia ka dhuruar Rusia dhe Bjellorusia.
“Serbia ka 6 MiG-19 dhe këta avionë luftarakë, tetë prej tyre i ka marrë si donacione nga Bjellorusia dhe gjashtë nga Federata Ruse. Në parlamentin serb nga 250 deputetë, 150 prej tyre janë anëtarë të grupit të miqësisë ruse serbe, është grupi më i madh i miqësisë”, tha Kurti.
Tutje, Kurti ka shprehur dëshirën që Kosova të anëtarësohet në BE dhe NATO, pas zhvillimeve të fundit.
“Ne qëndrojmë të vendosur dhe vigjilent dhe s’jemi të frikësuar, ne duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO, ne kemi NATO-n në Kosovë por sa më parë që anëtarësohemi në NATO do të kemi stabilitet më të madh të rajonit”.

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit