
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, e ka cilësuar agresionin rus në Ukrainë si fazhizëm rus.
“Besoj që Shqipëria, Kosova, janë boshti në Ballkan që në njërin krah kanë së pari Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, gjithashtu në NATO ndërkaq nga aspekti i peshës edhe historike janë Kroacia por edhe Sarajeva zyrtare, por edhe Bullgaria përkatësisht Sofja zyrtare. Kjo e mban Ballkanin paqësor dhe e ndalon edhe hegjemoninë serbe edhe pansllavizmin. Sepse ajo çfarë po ndodh sot është një lloj e ringjalljes ushtarake dhe luftarake e pansllavizmit e kombinuar me një ideologji social-konservatore të skajshme. Ndërsa pas invazionit dhe agresioni në Ukrainë këtë nuk mund ta quaj ndryshe veçse fashizëm rus. Sepse fashizmi nuk është i rezervuar vetëm për Gjermaninë dhe Italinë mes dy luftërave botërore, dhe as për Kilin e para gjysmë shekulli. Por fazhimi mund t’i bjeri çdo pupulli e i ka rënë super-fuqisë së quajtur Rusi. “, ka thënë Kurti.
Ndër të tjera, Kurti ka shtuar se në skenën ndërkombëtare bën me dije lidhjet e ngushta qe Serbia dhe Rusia kanë me njëra tjetrën.
“Ndërsa në anën tjetër, po ashtu gjithë faktorëve ndërkombëtar ua tregoj lidhjet e ngushta mes Serbisë dhe Rusisë. Takimi i fundit mes presidentit të Serbisë dhe Federatës Ruse, u zhvillua në 25 nëntor të vitit të kaluar në Soçi të Rusisë, një ditë para takimit të mbledhjes së 7 të dy qeverive në Elbasan. Në atë takim kanë deklaruar se kanë diskutuar për hipokrizinë ndërkombëtare, e me qëllim presidenti i Serbisë e ka vënë hartën e Kosovës nëtyrezën e bisedimeve me presidenti despotik të Rusisë, dhe aty i ka treguar veriun e Kosovës. Ky ishte takimi i 19 mes Vuçiç dhe Putin. Pa u bërë dy javë nga kjo, në 8 dhjetor, presidenti i Rusisë e emëron një Gjeneral Major, si numër 2 në Armatën e Federatës Ruse, Junuzbeg Jevkurov, i cili në vitin 1999, pat sjellën në natën e 11 qershorit, 206 ushtarë rusë nga Bosnja në aeroportin e Prishtinës që të mbërrijnë para NATO-s. Kremlini është shumë i preokupuar me Kosovën, ndërsa Serbia i ka lidhjet e ngushta, si ushtarake dhe ekonomike. 56 % e industrisë së naftës në Serbi i ka Gazprom.”, ka shtuar ai.