Foto: European Parliamen
Komisionerja Evropiane Marta Kos reagoi ashpër ndaj fyerjeve që Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i drejtoi eurodeputetëve, të cilët u shfaqën në një protestë në Novi Sad të premten. Ajo tha se sulme të tilla zbulojnë një “kuptim të dyshimtë të demokracisë” dhe e bëri të qartë se Serbia po e dëmton më tej reputacionin e saj ndërkombëtar me lëvizje të tilla.
“Kemi një problem në Beograd,” tha Kos pas një takimi me Ministren e Jashtme austriake Beate Meinl-Reisinger në Vjenë.
“Kur anëtarët e Parlamentit Evropian quhen plehra, kjo zbulon një kuptim të dyshimtë të demokracisë. Deklaratat e Presidentit Vuçiç dhe Kryetares së Asamblesë Brnabiq kundër BE-së gjithashtu nuk do ta përmirësojnë reputacionin e Serbisë në Evropë.”
Komisionerja u kujtoi autoriteteve në Beograd detyrimet që morën përsipër para Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe para saj personalisht. “Këshilla për qeverinë serbe është e qartë – të përqendrohet në reformat që janë premtuar. Kjo do të thotë një gjyqësor i pavarur i aftë për të luftuar korrupsionin, media të lira dhe të pavarura dhe një ligj zgjedhor që garanton se vetëm vullneti i qytetarëve vendos për shumicën në parlament”, deklaroi Kos.
Ajo shtoi se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por dhuna në rrugë dhe aktet e vandalizmit duhet të ndalen, me shpresën që policia të veprojë në mënyrë të përshtatshme dhe me respekt të plotë për të drejtat themelore.
Vuçiç i quajti eurodeputetët që morën pjesë në protestë në Novi Sad “llum”, duke pretenduar se ata ishin “llumi më i keq që është mbledhur atje”.
Ai i akuzoi ata për “ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Serbisë” dhe kërcënoi se kushdo që, siç tha ai, “po përpiqet ta shkatërrojë Serbinë nga jashtë” do të ndiqet penalisht në përputhje me ligjin./Nova.rs/

Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE