Dy anëtarë të Kongresit Amerikan prezantuan një rezolutë për t’i dhënë fund njohjes nga Shtetet e Bashkuara të Vladimir Putinit si president i Rusisë nëse ai mbetet në pushtet pas vitit 2024.
Në prill, Putin nënshkroi një ligj që i jep kreut të shtetit rus të drejtën për të kërkuar dy mandate të tjera në detyrë. Në një referendum të mbajtur verën e kaluar, më shumë se 77 për qind e rusëve që morën pjesë, votuan në favor të ndryshimeve kushtetuese, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë.
“Kongresmeni Stiv Kohen (Steve Cohen), Bashkëkryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, i njohur më mirë si Komisioni i Helsinkit, së bashku me kongresmenin Gjo Uilson (Joe Wilson) nga Karolina e Jugut, prezantuan një rezolutë të Kongresit për t’i dhënë fund njohjes së Vlladimir Putinit si president i Rusisë pas 7 majit 2024, nëse autokrati mbetet në pushtet”, tha zyra e Kohen në një deklaratë për shtyp të enjten.
Rezoluta pretendon se parregullsitë në zgjedhjet ruse e kanë mbajtur Putinin në pushtet dhe vazhdimi i tij në detyrë përtej vitit 2024 do të ishte i paligjshëm, sipas njoftimit.
Ndryshimet parashikojnë një limit prej dy mandatesh gjashtëvjeçare radhazi për Presidentin e Federatës Ruse. Dispozita zbatohet për presidentin në kohën kur ndryshimet ligjore hyjnë në fuqi, duke mos marrë parasysh numrin e mandateve të kryera më parë në këtë pozicion, duke i hapur kështu rrugën Putinit për të kandiduar sërish pas përfundimit të mandatit aktual në vitin 2024.

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit