Forcat detare kineze dhe ruse filluan një stërvitje të përbashkët në një port ushtarak në Kinën jugore më 14 korrik, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua, disa ditë pasi aleatët e NATO-s e përshkruan Pekinin si një “mundësues kyç” të luftës në Ukrainë.
Ministria kineze e Mbrojtjes tha në një deklaratë të shkurtër se forcat nga të dyja palët patrulluan kohët e fundit në Paqësorin perëndimor dhe verior dhe se operacioni nuk kishte lidhje me situatën ndërkombëtare dhe rajonale dhe nuk ishte i drejtuar kundër palëve të treta.
Xinhua raportoi se forcat detare kineze dhe ruse kryen simulime ushtarake dhe stërvitje të koordinimit taktik në hartë pas ceremonisë së hapjes në qytetin Zhanjiang./Rferl/

Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga
“Kamionët e viktimizimit” në Nju Jork, Fetoshi: Strategji serbo-ruse për ta dëmtuar imazhin e Kosovës
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës