
Skena të pakëndshme në Kuvendin e Serbisë – Kaos i paprecedentë ka shpërthyer sot gjatë seancës së Kuvendit, ku deputetët e qeverisë dhe opozitës janë përplasur dhe janë hedhur bomba tymi në të kuqe dhe të zezë.
Salla u mbush me tym. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, po mbytej në tym dhe bërtiste se seanca duhet të vazhdojë. Filloi kur, pas miratimit të rendit të ditës, deputeti i ZLF-së, Radomir Lazoviq, tentoi të ngjitej në karrige, por ishte penguar nga një roje sigurie. Ai u pasua nga deputetë të tjerë të opozitës.
Më pas erdhën shtytje, njerëzit që hidhnin ujë mbi njëri-tjetrin dhe u ngrit një pankartë ku shkruhej “Serbia ngrihet, le të bjerë regjimi”.
Në Kuvend ka mbërritur ministri i Policisë, Ivica Daçiq.
Brnabiq vazhdoi të drejtojë seancën, të pranishëm ishin edhe ministrat, ndërsa opozita bëri zhurmë. Deputeti Stefan Krkobabic njoftoi se një deputete, dyshohet se Jasmina Karanac e SNS, e cila ishte goditur nga një bombë tymi, ishte në rrezik për jetën.
Më herët, Ana Brnabiq raportoi se Jasmina Obradoviq, deputetja që u godit nga bomba shoku, kishte pësuar një goditje në tru dhe po luftonte për jetën. “Për shkak të jush, një grua po lufton për jetën e saj, dhe ju vazhdoni të hutoni, të paktën nga respekti, çfarë është një jetë njerëzore për ju dhe për kolegun tuaj, i cili përfaqëson mijëra e mijëra qytetarë që votuan për këtë listë dhe për të”, tha Brnabiq, duke shtuar: “Turp për ju, kështu mbroni kërkesat e studentëve dhe fondet për arsimin e lartë?”. Gjithçka që dëshironit ishte të bënit një revolucion me ngjyra, shtoi Ana Brnabiq, duke pyetur “a është ky tetori juaj i pestë” dhe duke thënë: “Epo, nuk do t’ia daleni”.
Fjalën e mori Dushan Bajatoviq, deputeti i SPS-së, të cilit deputeti i ZLF-së Bogdan Radovanoviq vazhdimisht i përgjigjej se “nuk do të flasësh”. Ata u ndanë nga Aleksandar Antiq dhe kishte edhe deputetë të tjerë socialistë dhe të ZLF-së. Gjatë gjithë kohës ka pasur fishkëllima dhe në këtë mënyrë deputetët e opozitës kanë ndërprerë prezantimin e kujtdo nga pushteti.
Në seancën e Kuvendit pritet të shpallet edhe dorëheqja e kryeministrit Millosh Vuçeviq./The Geopost/