
Sundimi 22-vjeçar i Vladimir Putin ka bërë pasuri të mëdha për oligarkët, politikanët, zyrtarët e sigurisë dhe për të tjerë që kanë përfituar nga regjimi i tij.
Një pjesë e konsiderueshme e pasurisë së Rusisë, nga politikanë të korruptuar dhe biznesmenë është nxjerrë në “det të hapur”.
CCRP bashkë me partnerët e saj gjurmuan të dhënat e tokave, regjistrat e korporatave dhe rrjedhjet në det të hapur për të gjetur këtë bazë të dhënash të aseteve që u përkisnin figurave kyçe të afërta me Vladimir Putin.
Vërtetësimi i pronësisë së jahteve, pallateve dhe avionëve nuk është i lehtë, pasi pronarët e tyre shpesh mundohen t’i mbajnë të fshehura.
Më shumë se 17 miliardë dollarë në asete të ndryshme – përfshirë llogaritë bankare, jahtet, aeroplanët privatë e prona luksoze në Londër, Tuskanë e rivierën franceze – janë të lidhura me 35 oligarkë dhe zyrtarë rusë që thuhet se kanë lidhje të afërta me presidentin Vladimir Putin.
“The Guardian” ka publikuar një hulumtim fillestar në një projekt për monitorimin e pasurisë së rusëve më të pasur.
Monitoruesi nis me fokusin në 35 rusët që konsiderohen si ndër më të afërmit për Putinin. Pasuria e tyre është përllogaritur vetëm për pronat jashtë Rusisë.
Lideri i burgosur i opozitës Alexei Navalny do të regjistrojë asetet jashtë Rusisë ku partnerët raportues kanë parë prova që i lidhin me këta individë.
Organizata e Navalny-t u shkroi qeverive perëndimore duke kërkuar që emrat në listën e saj të konsideroheshin për sanksione dhe që të gjithë përveç njërit janë futur në listën e zezë ose nga SHBA, BE, Britania e Madhe ose Kanada.
Emrat përfshijnë katër nga oligarkët më të pasur, plus krerët e kompanive të kontrolluara nga shteti, transmetuesit, shefat e agjencive të spiunazhit, ministra, këshilltarë politikë dhe guvernatorët rajonalë. Ato janë lexuar në Kongresin e SHBA nga ligjvënësit që kërkojnë dënime më të ashpra për elitën ruse dhe në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar nga zëdhënësja e Punëve të Jashtme të Liberal Demokratëve, Layla Moran.
Vetëm në Britani të Madhe është gjetur pasuri prej më shumë se gjysmë miliardi dollarësh e lidhur me katër emra rusë: Roman Abramovich, Alisher Usmanov, Oleg Deripaska dhe Igor Shuvalov.
Ata kanë 35 pallate, 43 apartamente dhe 27 prona të tjera. Shtatë jahte, 11 aeroplanë e helikopterë privatë janë llogaritur në vlerë 2 miliardë dollarë e u përkasin vetëm gjashtë individëve.
Për Shuvalovin, ish-zëvendëskryeministrin rus, janë identifikuar dy aeroplanë privatë. Po ashtu janë ndërlidhur edhe tri prona luksoze 35 milionë dollarëshe në Austri, Itali e Arabi.
Pronar i pronave është edhe Nikolay Tokarev, kryetar i kompanisë së naftës “Transneft”. Ka prona në Kroaci, ndërkaq Dmitry Peskov, sekretar presidencial për media, ka apartament luksoz në Paris.
Miliarda euro të lidhura me oligarkun rus Alisher Usmanov dhe perandorinë e tij të biznesit duket se janë mbajtur në llogari sekrete zvicerane që i përkasin familjes së tij, sugjeron një analizë e dokumenteve të zbuluara, raporton “The Guardian” të martën.
Motra 56-vjeçare e Usmanovit, Saodat Narzieva, duket se ka qenë dikur pronare përfituese e të paktën 27 llogarive sekrete të korporatës në Credit Suisse, duke përfshirë një që mbante gati 1.9 miliardë franga. Usmanov është subjekt i sanksioneve të Bashkimit Evropian.
Narzieva është një gjinekologe në një spital materniteti në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent.
Emri i saj është i lidhur me llogaritë në Credit Suisse që shfaqen në projektin e sekreteve Suisse – një rrjedhje e të dhënave në lidhje me 30,000 klientë të bankës zvicerane. Nuk është e qartë pse emri i saj do të lidhej me llogari të lidhura me perandorinë e biznesit të vëllait të saj.