
Inteligjenca ushtarake ruse mbledh informacione nga vendet dhe aleancat e vendeve që i konsideron si kundërshtare, me qëllim përdorimin e këtyre informacioneve për politikat e saj.
Raporti i publikuar nga Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme estoneze thekson se ndryshe nga inteligjencat ushtarake të vendeve të tjera, ajo ruse mbledh informacione më të detajuara duke përfshirë pothuajse të gjithë sektorët e rëndësishëm të një vendi, përcjëll The Geopost.
“Inteligjenca ushtarake ruse, e njohur si GRU, mbledh informacione për udhëheqjen politike dhe ushtarake të Rusisë për vendet dhe aleancat e vendeve që Rusia i konsideron kundërshtarë të saj ose kundërshtarë të mundshëm. Një nga tiparet dalluese të inteligjencës ushtarake ruse në krahasim me homologët e saj në vende të tjera është se, përveç inteligjencës ushtarake, ajo mbledh gjithashtu informacion mbi ekonominë, politikën, teknologjinë dhe ekologjinë e vendeve dhe rajoneve të synuara. Disiplina të ndryshme të inteligjencës dhe metoda pune përdoren për të mbledhur informacione”
Përgjatë viteve, Rusia është munduar që të hedhë poshtë shtetet Perëndimore. Ajo ka tentuar që të arrijë qëllimin e saj nëpërmjet kanaleve të ndryshme. Qendrat e inteligjencës ruse janë ndër kontributoret kryesore të Rusisë në dëmtimin e imazhit dhe stabilitetit të vendeve të tjera.
Në raport renditen pesë nga qendrat kryesore të inteligjencës ruse.
“Pesë qendra të inteligjencës në Rusinë Perëndimore kanë funksionuar kundër Evropës për dekada:
- Qendra e 73-të e Inteligjencës në Shën Petersburg
- Qendra 264 e Inteligjencës në Kaliningrad,
- Qendra e 74-të e Inteligjencës në Smolensk,
- Qendra e 269-të e Inteligjencës në Moskë
- Qendra e 1194-ët e Inteligjencës në Murmansk
Zona e përgjegjësisë së GRU-së vlerësohet të jetë 1500 km nga kufiri rus; Nuk mund të përjashtohet as prania e agjentëve në vende më të largëta.”
Vitet e fundit, saktësisht qysh vitit 2014-të, Inteligjenca ushtarake ruse ka qenë e fokusuar kryesisht në Ukrainë, edhe pse shtrirja e saj është shumë më e gjerë.
“Zona e përgjegjësisë së qendrave të inteligjencës së GRU-së në perëndim të Rusisë shtrihet nga Skandinavia dhe Ballkani deri në Evropën Perëndimore. Që nga viti 2014, qendrat e inteligjencës kanë funksionuar veçanërisht intensivisht kundër Ukrainës.
Që nga viti 2014, qendrat e inteligjencës kanë organizuar gjithashtu “grupe agjent-luftarake” të dislokuara kundër Ukrainës për të kryer bombardime dhe atentate dhe për të përgatitur depo armësh për aktivizim kur marrin një sinjal nga Rusia (për shembull, në rast të një shpërthimi të madh të armiqësisë midis Rusisë dhe Ukrainës).”
Agjentët në përgjithësi marrin një shpërblim financiar të papërfillshëm për detyrat e tyre ose madje i kryejnë ato pa pagesë. Shumë oficerë operativë në qendrat e inteligjencës janë të korruptuar dhe të mbajnë për vete disa nga pagat e agjentëve.
Gjatë dekadës së fundit, bashkëpunimi efektiv ndërmjet shërbimeve të inteligjencës të shteteve anëtare NATO-s dhe partnerëvë të saj kanë çuar në identifikimin dhe dënimin e vazhdueshëm të agjentëve të qendrave të inteligjencës së GRU-së në vendet në kufi me Rusinë.
/TheGeopost/