Rreth 42% e të anketuarve në Serbi besojnë se agresioni rus kundër Ukrainës nuk është i justifikuar, 35% besojnë se është, ndërsa rreth 23% nuk dinin si t’i përgjigjen pyetjes, sipas një deklarate nga Instituti për Çështjet Evropiane, i cili kreu një sondazh të opinionit publik për raportet mes Serbisë dhe Rusisë. Anketa u krye nga 4 deri më 14 mars 2022, në një kampion përfaqësues prej 1228 të anketuarve.
Siç thuhet, tre të katërtat e të anketuarve – 76 për qind, besojnë se Serbia nuk duhet të anëtarësohet në BE dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa 13 për qind e mbështesin një vendim të tillë.
Vlerësimi mesatar i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, siç thuhet, është ende i lartë në 4.03, por ka shënuar rënie në raport me vitin 2018 dhe 2019. Shumica e të anketuarve – 61% besojnë se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë do të jenë më të mira në të ardhmen, ndërsa 18% mendojnë të kundërtën.
Më shumë se tre të katërtat e qytetarëve – 76 për qind mendojnë se Rusia është mik i Serbisë, vetëm 3 për qind mendojnë se nuk është, ndërsa 21 për qind nuk kanë mendim.
Pak më shumë se gjysma e të anketuarve, 53 për qind, besojnë se Aleksandar Vuçiq punon kryesisht në marrëdhënie të mira me Rusinë, 8,8 për qind thonë Ivica Daçiq, 5,4 për qind thonë Nenad Popoviq, ndërsa përgjigjet e tjera paraqiten në më pak se 3 për qind.
Edhe pse i japin nota të larta marrëdhënieve mes dy vendeve, vetëm 12 për qind e të anketuarve besojnë se Rusia është donatori më i madh për Serbinë. Rreth një e treta, 33 përqind thonë se është donatori më i madh i BE-së dhe 25 përqind thonë se është Kina.
Numri më i madh i të anketuarve – 32 për qind janë të informuar për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në televizion, 28 për qind përmes internetit, 17 për qind në rrjetet sociale, 9 për qind përmes mediave të shkruara, 8 për qind përmes familjes, miqve dhe kolegëve, ndërsa përgjigjet tjera shfaqen në më pak se 5% të rasteve. Krahasuar me valët e mëparshme të hulumtimit, ka një rritje të të anketuarve që informohen përmes portaleve dhe rrjeteve sociale, ndërsa numri i atyre që informohen përmes televizionit është ulur, sipas hulumtimit të Institutit për Çështje Evropiane./Zëri i Amerikës (SR)