Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti mbajtën konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Veri të vendit, thuhet në deklaratën për media të kësaj ministrie.
Në këtë konferencë ministri Sveçla tha se sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, dhe se faktet tregojnë se ky akt terrorist është kryer me granatë dore dhe AK47 dhe se ka qenë i drejtuar ndaj disa policëve të Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare.

Ministri Sveçla deklaroi se tri ditët e fundit janë realizuar katër sulme ndaj policëve të Kosovës në veri me qëllim të frikësimit të tyre dhe qytetarëve në përgjithësi.
Ai tha se qëllimi i Institucioneve të Republikës së Kosovës për të vendosur rend dhe ligj dhe për të luftuar krimin dhe korrupsionin pa dallim dhe diskriminim të çfarëdo kategorie do të vazhdoj me ngulm dhe do të jemi të suksesshme në të drejtën tonë, theksohet në deklaratë.
Ndërsa në anën tjetër Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti tha se sulmet kanë ndodhur në mënyrë sistematike ku së pari janë përdorur iriqët në rrugë, sulmi me gurë, gjuajtja me armë dhe në fund gjuajtja në patrullën e Policisë së Kosovës.


RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244
NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës
Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit