Ambasadori i SHBA-së në Kosove Jeff Hovenier u ka uruar mirëseardhje tre senatorëve amerikanë të cilët vizitojnë sot Kosovën, duke theksuar se ata janë avokatët e vjetër për pavarësinë e Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik.
“Kënaqësi të mirëpres sot në Kosovë senatorët Shaheen, Murphy dhe Tillis, avokatët e vjetër për pavarësinë, sovranitetin dhe integrimin euroatlantik të Kosovës. Presim angazhime thelbësore nga liderët kosovarë, rinia dhe përshëndesim mikpritjen e Kosovës për refugjatët afganë”, ka shkruar ai ne Twitter.
Delighted to welcome Senators Shaheen, Murphy, & Tillis to Kosovo today, all longtime advocates for Kosovo’s independence, sovereignty & Euro-Atlantic integration. Look forward to substantive engagements showcasing Kosovan leaders, youth, & Kosovo's hospitality hosting Afghans. pic.twitter.com/2nLjHg7wG8
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 21, 2022
Tre senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen do ta vizitojnë sot Kosovën.
Të tre senatorët po qëndrojnë në rajon në kohën e agresionit rus në Ukrainë dhe shqetësimeve për ndikimet e konfliktit edhe në Ballkanin Perëndimor.