Kosovës i duhet ta mund Serbinë në luftën e dezinformimit që ajo bën vazhdimisht duke mohuar të vërtetën e shtrembëruar historinë, dhe këtë më së miri mund ta bëjë përmes GROK (inteligjenca artificiale e Twitter), thotë eksperti i sigurisë kibernetike, Halil Berisha.
Çka është GROK?
GROK, inteligjenca artificiale e Twitter, ka aktivizuar një funksion të ri që synon të luftojë dezinformimin në platformë. Ky mjet i ri u mundëson përdoruesve të sfidojnë postimet propagandistike dhe të kërkojnë të vërtetën me anë të një komenti ku përmendet “@grok” dhe kërkohet verifikimi i informacionit.
GROK po shihet si një mundësi e mirë për Kosovën, në luftën kundër dezinformimit të Serbisë.
Sipas ekspertit të sigurisë kibernetike, funksioni “grok” mund të përdoret veçanërisht në postime që përhapin narrativë të rreme, siç është mohimi i masakrës së Reçakut.
Përdoruesit tani mund të kërkojnë që GROK të zbardhë faktet, duke e fituar argumentin pa pasur nevojë të hyjnë në debat, shkruan ai në Facebook teksa apelon qytetarët që ta përdorin atë kundër dezinformatave serbe.
https://www.facebook.com/share/p/15oRMMxrY2/
/The Geopost

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia