Gjermania ka dëbuar 40 diplomatë rusë shkaku i mizorive në Bucha, qytetin në afërsi të kryeqendrës së Ukrainës, Kiev.
Gjermania ka paralajmëruar se po përgatiten masa tjera në koordinim me aleatët.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka shtuar se Berlini po ashtu do ta rrisë mbështetjen për forcat e armatosura të Ukrainës.
Nëpër rrugët e Buchas janë zbuluar trupa të pajetë të civilëve ukrainas.
Po ashtu janë zbuluar në bodrum të një shtëpie pesë trupa të pajetë të burrave me duar të lidhura prapa shpinës, që ishin qëlluar nga prapa kokës me armë.