Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Gazeta luksemburgase shkruan për serbë nga Kosova që u paguan nga Beogradi për të mbështetur Vuçiqin

The Geopost July 29, 2025 2 min read

Photo: Nova.rs autokomanda, protest

Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është gjithnjë e më shumë nën presion, është mbledhur si iriq në një top dhe prej muajsh përpiqet të mbrohet nga protestat masive me ndihmën e policisë dhe simpatizantëve të paguar të kampimit në qendër të qytetit, shkruan sot gazeta luksemburgase Tageblatt.

„Që nga fillimi i marsit, Parku i Pionirëve, mes ndërtesës së Presidencës dhe Parlamentit, është shndërruar në një habitat të çuditshëm të dashamirësve të kampimit besnikë ndaj regjimit. Midis pengesave të ndryshkura prej hekuri dhe parkut rritet bari i keq dhe mbeturinat e kalbura“, shkruan Tageblatt.

Gazeta përshkruan këtë „kordon mbrojtës“ të çadrave, të quajtur Cacilend, si një vendbanim të mbushur me „kundërshtarë të porositur“ të lëvizjes studentore „me supe të gjera“, që është bërë „pengesa më e madhe e trafikut në Beograd dhe një bezdi e vazhdueshme për banorët e zonës“. Gazeta kujton se një javë para demonstratave të mëdha të marsit në Beograd, disa dhjetëra të rinj ngritën kampin në atë vendbanim me çadra që u ngrit „si të ishte ndërtuar nga duar fantazmash“, kinse për të shprehur dëshirën për të studiuar dhe për të kundërshtuar protestat studentore. Kjo grupë „pionierësh kampues“, sipas Tageblatt, nuk qëndroi gjatë e vetme, pasi më pas me autobusë, në mes të ditës, madje edhe nga Kosova, u dërguan kampues të paguar për të qëndruar në protesta pro regjimit – legjionarë.

Tageblatt gjithashtu transmeton deklaratën e politikaneve opozitare nga Kosova, Rada Trajkoviq, e cila thotë se ende vazhdon sjellja me autobusë e serbëve nga Kosova për të banuar në atë vendbanim si shprehje mbështetjeje për Vuçiqin – qoftë për kundër-mitingjet e organizuara nga regjimi apo për „tubime popullore“.

Ndërkohë që presidenti serb paraqitet rregullisht para kamerave me tre studentë përfaqësues, kampin, sipas gazetës, e banojnë edhe aktivistë të moshuar të partisë së tij SNS, policë civilë dhe agjentë të sigurisë. Në kulmin e vapës së verës, protestat vazhdojnë të ziejë në të gjithë Serbinë, por mësimi në fakultete ka rifilluar.

„Duket se kryengritja në kryeqytet, e cila vazhdon pa ndërprerje që nga nëntori kundër sundimtarit gjithnjë e më jopopullor Vuçiq, është shtyrë për në vjeshtë. Por në Beograd, për shkak të fortesës presidenciale prej çadrash dhe automjetesh, vazhdojnë të devijohen linjat e autobusëve dhe trafiku, ndërsa jeta e përditshme në qendër të qytetit ende ngjan me gjendje të jashtëzakonshme“, vlerëson gazeta.

Tageblatt gjithashtu citon titullin e gazetës beogradase Danas: „Cacilendi – pa protesta, pa qëllim, pa shpjegim“, por se „Parku i Pionirëve mbetet nën rrethim“./Gazeta Express/

Continue Reading

Previous: Vuçiq tregon me krenari: Presidenti kinez më tha të kërkoja çfarë të doja, do ta merrja
Next: Trump e shkurton afatin e armëpushimit të vendosur nga Putini në 10-12 ditë për shkak të frustrimit për Ukrainën

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026
Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman 5 min read
  • Botë
  • Lajme

Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.