Foto: IntelliNews
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka treguar një detaj që vë në pah edhe njëherë forcimin e marrëdhënieve me Kinën, duke kujtuar një bisedë të zhvilluar me presidentin kinez Xi Jinping gjatë vizitës së fundit në Golubac.
Sipas Vuçiqit, Xi i kishte thënë në Moskë që të mos nguronte të kërkonte çfarë të dëshironte, sepse “do ta merrte”.
“U shokova. Thashë po, nëse një fabrikë mund ta bënte,” tha Vuçiq, duke lënë të kuptohet se marrëdhëniet dypalëshe kanë arritur një nivel të veçantë besimi dhe mbështetjeje strategjike.
Vuçiq përmendi Milan Stojadinoviqin, i cili dikur kishte refuzuar me mirësjellje një makinë të shtrenjtë të ofruar nga ministri nazist Joachim von Ribbentrop.
“Nëse kushton një markë, atëherë do të marr dy,” kishte thënë Stojadinoviq sipas Vuçiqit, duke e përdorur këtë si një metaforë për mënyrën se si Serbia duhet të përfitojë nga mundësitë që i ofrohen.
Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kinës, janë rritur ndjeshëm në dekadën e fundit, veçanërisht përmes investimeve strategjike kineze në infrastrukturë dhe industri të rëndësishme në Serbi.
Këto zhvillime vijnë në një moment kur Serbia synon të ruajë ekuilibrin midis lidhjeve të saj me Perëndimin dhe bashkëpunimit të ngushtë me Lindjen, veçanërisht Kinën dhe Rusinë./The Geopost

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan