Faqja nacionaliste serbe Bunker ka shpërndarë narrativa të urrejtjes ndëretnike duke publikuar një video ku shihet të digjet flamuri kombëtar shqiptar.
Kjo video me përmbajtje nxitëse të urrejtjes ndëretnike është publikuar në llogarinë e faqes nacionaliste serbe Bunker në rrjetin social Telegram, dhe erdhi pikërisht më 28 Nëntor, Ditën e Flamurit.
Kjo nuk është hera e parë që grupe ekstremiste serbe shfaqin urrejtje. Gjuhë nxitëse përdorin edhe grupe të ndryshme të tifozëve të futbollit, të cilat edhe janë akuzuar për lidhje me pushtetin.
Propaganda serbe vazhdimisht shënjestron Kosovën, me qëllim destabilitetin dhe krijimin e tensioneve në veri të vendit.
/The Geopost

“Kamionët e viktimizimit” në Nju Jork, Fetoshi: Strategji serbo-ruse për ta dëmtuar imazhin e Kosovës
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës