Në kuadër të Forumit të Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, sot po diskutohet në kuadër të sesionit “Ballkani Perëndimor- Manovrimi në kohëra turbulente”.
Gjithashtu, të pranishëm janë edhe Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor, e shumë diplomatë të tjerë.
Në falën e tij, Escobar tha se është e rëndësishme që njerëzit duhet ta dinë se të gjitha janë të bashkuar për integrime euroatlantike.
“Kur flasim për sfidat e Ballkanit Perëndimor, ato janë të shumta, por duhet të fokusohemi te mundësitë që kemi këtu e këto janë shumë”, tha Escobar.
“Por duhet të ecim përpara me çështjet që po ballafaqohemi në rajon”.
Ai siguroi se SHBA është përkrahëse në këtë çështje.
Sipas Escobar, më e rëndësishme është zgjerimi evropian, e NATO të përfshijë pjesët tjera.
“Ajo çka ka bërë BE-ja ka të bëjë me paqen që edhe kjo pjesë të jerm më paqësore dhe demokratike”, tha diplomati amerikan.
Escobar u shpreh se për të qenë kandidat për anëtarësim në BE, një vend duhet të dijë se i jep shumë përfitime njerëzve.
“Ballkani Perëndimor është gjeografikisht edhe me te gjitha standardet tjera dhe duhet të jetë pjesë e BE-së dhe mundësi për gjeneratat e reja”.
I emëruari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor tha se mesazhi është që edhe pse njerëzit janë të fokusuar për procesin e kornizës politike, sot progresi po ndodh edhe në vendet tjera.
“Prandaj e gjithë kjo bën që të them se Ballkani Perëndimor ka sukses”, tha Escobar.
Ai foli edhe për nismën e “Ballkanit të Hapur.
“Ballkani i Hapur’, derisa është i drejtuar në integrimet evropiane, atëherë ne jemi për ta mbështetur”, tha Escobar.
Ai deklaroi se pjesa tjetër e mbetur është punë e vendeve të rajonit.
“Derisa ‘Ballkani i Hapur’ përmbushë këto, ne e përkrahim atë dhe të gjitha iniciativat e tjera që na bashkojnë”.