Në kuadër të Forumit të Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, sot po diskutohet në kuadër të sesionit “Ballkani Perëndimor- Manovrimi në kohëra turbulente”.
Në mesin e tyre është edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla.
Gjithashtu, të pranishëm janë edhe Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor, manuel Sarrazin, i emëruar i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin perëndimor e shumë diplomatë të tjerë.
I emëruari i posaçëm, Stuart Peach, deklaroi se është e rëndësishme për t’u përcaktuar nëse je për Bashkimin Evropian apo jo.
“Ne duhet ta theksojmë rëndësinë e rrugëtimit për në BE, sepse ka ndikime tjera si p.sh. ndikimi rus”, tha Peach në fjalën e tij.
Sipas tij, siguria kolektive bëhet për 30 shtete të NATO-s dhe duhet të kthyer në mençurinë e 12 vendeve që janë pjesëtarë e kësaj, që, si themel të sigurisë evropiane, është që Britania e Madhe mbështet të gjithë ne rajon dhe ndihmon ne dialogun mes Kosovës e Serbisë.
“Duhet tani të mblidhemi dhe kur shohim invadimin rus në Ukrainë. Duhet të jemi të kujdesshëm, dhe të përmbahemi në rrugën euroatlantike”, tha Peach.
Sipas tij, duhet vazhduar që së bashku t’i dilet ballë edhe problemit në fushën energjetike, sepse Rusia, siç tha ai, e përdorë atë si lloj arme.

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara
Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997
Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore?
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe
Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi