
Një gjykatë bjelloruse ka dënuar një studente ruse me gjashtë vjet burg, një vit pasi ajo dhe i dashuri i saj, një aktivist dhe gazetar i opozitës bjelloruse, u arrestuan pasi një aeroplan pasagjerësh u detyrua të ulej në Minsk.
Sofia Sapega dhe Roman Protashevic u arrestuan më 23 maj të vitit të kaluar. Më pas, autoritetet bjelloruse, me ndihmën e një avioni ushtarak, e ridrejtuan avionin e pasagjerëve të Ryanair në Minsk. Ata ishin pasagjerë të atij fluturimi, i cili po udhëtonte në linjën Athinë-Vilnius dhe u arrestuan pas uljes së detyruar në Minsk.
Shumë vende e quajtën incidentin një “rrëmbim shtetëror”, pas së cilës u vendosën sanksione të reja kundër qeverisë së autoritarit Alexander Lukashenko.
Gjykata tha se ajo ishte fajtore për nxitje të urrejtjes dhe mosmarrëveshjes sociale.
Ajo u shpall gjithashtu fajtore për mbledhjen dhe shpërndarjen e paligjshme të informacionit për jetën private të një personi të paidentifikuar pa pëlqimin e tij.
Autoritetet në Bjellorusi e kanë akuzuar më parë atë për organizimin e trazirave.
Roman Protashevich ishte administratori kryesor i kanalit Telegram, Nexta Live, i cili pasoi protestat që shpërthyen në Bjellorusi pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të vendit në gusht 2020.
Bjellorusia është tronditur nga protesta që kur Lukashenko, i cili është në pushtet që nga viti 1994, u shpall fitues i zgjedhjeve mes akuzave për manipulim votash. Që atëherë, më shumë se 30,000 njerëz janë arrestuar, qindra janë rrahur ose torturuar, dhe gazetarët kanë vënë në shënjestër Lukashenkon, qeveria e të cilit është goditur nga sanksionet perëndimore./RSE