“Republika Srpska ka të drejtë të bashkohet me Serbinë”, ka thënë presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik.
Ai tentoi të shfrytëzojë një deklaratë të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump mbi Grenlandën.
Në një intervistë për RT Balkan, medium propagandistik rus qëvepron lirshëm në Serbi, ka promovuar ideologjinë e tij nacionaliste për shkëputjen e RS nga Bosnja e Hercegovina dhe bashkimin me Serbinë, dhe në këtë mënyrë prishjen e Marrëveshjes së Dejtonit që e solli paqen në këtë vend.
Ai tha se kufijtë ekzistues nuk janë një “lopë e shenjtë”.
“Nëse amerikanët thonë se nuk ka pasur ndarje midis sllovenëve dhe kroatëve, por një fakt i vërtetë në terren, a nuk ishte RS një fakt real në terren? Pse na ktheve në atë marrëzi që quhet Bosnje dhe Hercegovinë? Nëse Grenlanda dhe Kanadaja mundet, nëse mundet “Gjermania Lindore dhe Perëndimore, si mund të mos aneksohet RS tani në Serbi”, tha Dodik, duke shtuar se Rusia gjithashtu ka të drejtë ndaj Ukrainës.
Duke e arsyetuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, ai tha se nëse Putini nuk do të kishte sulmuar Ukrainën, Rusia do të ishte ndarë në disa shtete më të vogla që do të kishin marrë nën kontroll kompanitë shumëkombëshe.
Dodik, i sanksionuar për korrupsion nga SHBA e Mbretëria e Bashkuar, përveç që e përhap narrativën përçarëse ai ndërmerr edhe veprime të tilla. Në këtë muaj ai ka festuar ditën jokushtetuese të Republikës Srspka që konsiderohet ofenduese për të gjithë boshnjakët në Republikën Sërpska për shkak të krimeve të luftës dhe gjenocidit në Srebrenicë.
/The Geopost

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj