Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka vazhduar retorikën e ashpër dhe provokuese, duke e thelluar krizën institucionale në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe duke shkelur rregullat bazë të komunikimit politik. Në një deklaratë të fundit, Dodik e quajti Përfaqësuesin e Lartë Christian Schmidt një “kopil”, duke sulmuar jo vetëm një zyrtar ndërkombëtar, por edhe vetë rendin kushtetues të shtetit.
“Nuk ia vlen me horra. 24,000 euro në muaj plus dieta. Asnjë zyrtar në BE nuk i ka këto. Sot ai duket i paprekshëm, por ne nuk do të ndalemi së ndjekuri ligjërisht kudo që të shkojë. Pse i intereson të qëndrojë? Sigurisht, për shkak të parave që ka marrë”, tha Dodik, transmeton The Geopost.
Ai ka paralajmëruar se do ta ndjekë Schmidtin “ligjërisht kudo që të shkojë”, ndërkohë që vetë është nën hetim për shpërdorim të detyrës dhe cenim të rendit kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Sfidimi i vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë dhe mohimi i autoritetit të Gjykatës Kushtetuese të BeH janë pjesë e një strategjie të rrezikshme që Dodik po ndjek për të çuar vendin drejt ndarjes dhe izolimit ndërkombëtar. Ndërsa ai përdor fjalor vulgar dhe nacionalist për të ruajtur pushtetin e tij, Republika Srpska rrezikon të shndërrohet në një entitet të braktisur ekonomikisht dhe politikisht./The Geopost/

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan