Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Dodik dekoron Vuçeviqin, kundër frymës së Dejtonit flasin për të ardhme të përbashkët

The Geopost September 27, 2024 2 min read
Share the news

 

Presidenti nacionalist i Republikës Srpska Milorad Dodik e ka dekoruar të enjten kryeministrin e Serbisë Millosh Vuçeviq me Urdhrin e Republikës Srpska.

Vuçeviq u shpërblye për “merita të veçanta në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve politike ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës Srpska, si dhe për një kontribut të jashtëzakonshëm të një rëndësie më të gjerë në mbijetesën, afirmimin dhe zhvillimin e Republikës Srpska”.

Dodik tha se Vuçeviq është një mik i vërtetë i Republika Srpska.

Ndërsa, Vuçeviq tha se ajo është një “dekoratë e shkëlqyer për të gjithë Serbinë”

“Ky është një çmim i madh për të gjithë Serbinë, mirënjohje dhe një formë mirënjohjeje, për gjithçka që bëjmë dhe do të bëjmë”, tha kryeministri serb Millosh Vuçeviq.

Ai tentoi të mbulojë qëllimet e tij për “të ardhmen e përbashkët” duke thënë se këto veprime janë në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit edhe pse në thelb e cenojnë atë.

“Besoj se në përputhje me Dejtonin, ne do ta mbrojmë Serbinë dhe Srpska-n. Jemi i njëjti popull, flasim të njëjtën gjuhë, kemi të njëjtën kulturë, të kaluar të përbashkët dhe kemi të drejtë të ndajmë një të ardhme të përbashkët”, tha Vuçeviq.

Para dhënies së çmimeve, një kor i nxënësve të shkollave fillore të Banja Lukës interpretoi himnet e Republikës Srpska “Republika ime” dhe “Drejtësia e Zotit” të Serbisë.

Vuçeviqit i është bërë një pritje zyrtare para Pallatit të Republikës, pas së cilës ai ka biseduar me Dodikun.

Serbia po vazhdon të mbështesë përpjekjet e Dodikut për ndarjen e Republikës Srpska nga Bosnje e Hercegovina e cila shkel Marrëveshjen e Dejtonit që solli paqen në këtë vend pas gjenocidit serb.

Dodik është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për veprimet e tij që kërcënojnë stabilitetin në rajon dhe për korrupsion.

“Aktivitetet destabilizuese korruptive të Milorad Dodik dhe përpjekjet për të çmontuar Marrëveshjet e Paqes të arritur në Dejton të SHBA, të motivuara nga interesi i tij vetjak, kërcënojnë stabilitetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe të të gjithë rajonit”, kishte thënë Brian Nelson, nënsekretar për terrorizmin dhe hetimet financiare pranë Ministrisë së Financave tä SHBA-së kur kishe njoftuar për sanksionet.

Dodik çdo herë shkon në Beograd për të koordinuar politikat e tij përçarëse dhe mban lidhje edhe me Rusinë.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Moska thotë se nuk do të marrë pjesë në samitin e dytë të paqes në Ukrainë
Next: Talebanët kërkojnë zyrtarisht ftesë për samitin e BRICS të Rusisë

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara 4 min read
  • Botë
  • Lajme

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara

The Geopost July 21, 2026
Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997

The Geopost July 21, 2026
Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore? 11 min read
  • Botë
  • Lajme

Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore?

The Geopost July 20, 2026
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe

The Geopost July 17, 2026
Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza

The Geopost July 15, 2026
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi 1 min read
  • Botë
  • Lajme

Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi

The Geopost July 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.