Gazetari serb, Radomir Dimiq ka thënë se nuk është serbe të heshtësh në dyvjetorin e luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë, marrë parasysh se Serbia zyrtare nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me agresionin rus në përvjetorin e luftës. Ka apeluar për kujdes, pasi konsideron se një agresion i ngjashëm mund të ndodhë edhe në Kosovë.
Dimiq përmes një shkrimi ka thënë se Ukraina ka nevojë për mbështetje më të mirë dhe më të gjerë sot, derisa ka theksuar se sanksionet e reja ndaj Rusisë nuk mjaftojnë kundër regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin.
“Nuk është serbe të heshtësh në dyvjetorin e luftës së agresionit në Ukrainë, nuk është për shkak të masakrave në mes të Evropës, e shkaktimi nga lufta e tmerrshme vdekjeprurëse, që si një vrimë e zezë gëlltit jetë njerëzish, mbi 10,000 civilë, burra, gra dhe fëmijë kanë të vdekur deri tani, e sa e sa njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre… Në ditën e fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, duhet solidariteti evropian, njerëzor”, ka shkruar ai mes tjerash.
Ai ka vënë në pah edhe rrezikun që i kanoset Ballkanit nga ndikimi rus.
“Gjithashtu ekziston rreziku nga ndikimi rus që po rritet në Ballkan dhe ka një mundësi të madhe që mund të përdoret modeli si në Ukrainë, në rajonin tonë, në Kosovë. Dhe, duhet të tregojmë kujdes të veçantë për të”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Serbia nuk i ka vënë sanksione Rusisë për agresionin ushtarak në Ukrainë, përkundrazi, dy vendet vetëm sa kanë zgjeruar bashkëpunimin mes tyre.
/The Geopost

Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe?
Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?