Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Protesta para ambasadës ruse në Shkup: Digjet portreti i Putinit

The Geopost February 26, 2024 3 min read
Share the news

Qindra qytetarë protestuan këtë fundjavë në Shkup kundër agresionit brutal të Rusisë ndaj u Ukrainës, i filluar rrafsh dy vite më parë.

Siç raporton The Geopost, protestuesit kanë mbajtur pankarta ku është shkruar “Rusia është vend terrorist”, “Putini vrasës”…ndërkohë që protestuesit kanë ndezur edhe një portret të presidentit rus, Vladimir Putin.

Marshi protestues u organizua nga shoqata e ukrainasve në Maqedoninë e Veriut “Lesya Ukrainka”, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Larisa Dir.

Marshi u zhvillua nga rruga e “Ukraina” deri te Ambasada Ruse në Shkup, ndërkohë që u drejtua nga Oleksandr Urbanoviç, i cili është kryetar i Shoqatës së Ukrainasve “Lesya Ukrainka”.

Ai u tha të pranishmëve dhe mbarë botës se mbështetja ushtarake për Ukrainën është më se e nevojshme për “për të parandaluar një luftë më të madhe në Evropë dhe një reaksion zinxhir të luftërave ndërshtetërore në mbarë botën”.

Sipas Urbanoviç, populli ukrainas ka dy vjet që jeton me tingujt e sirenave, fëmijët shkojnë në shkollë dhe fshihen në vende të sigurta kurse prindërit kanë frikë për sigurinë e tyre.

“Regjimi i Kremlinit po përpiqet të ndryshojë hartën e botës, të rishkruajë historinë dhe të shkatërrojë komunitetin ndërkombëtar bazuar në ligje dhe rregulla. Skllavërimi i Ukrainës supozohej të ishte vetëm një hap drejt një plani më të madh: rindarja e botës.  Falë guximit të popullit ukrainas, Rusia është ende e mbërthyer në hapin e parë pas dy vitesh luftë të gjithanshme”, tha ai.

Planet e Putinit, sipas Urbanoviç, i kalojnë kufijtë e Ukrainës. “Pas 24 vitesh në pushtet, diktatori rus është i shkëputur nga realiteti dhe i fiksuar pas iluzioneve pseudohistorike ku, sipas tij, Rusia qenka mbi të drejtën ndërkombëtare dhe misionin e tij e sheh në zgjerimin e Rusisë, kurse zëdhënësit e regjimit të tij kërcënojnë rregullisht vendet e tjera evropiane dhe krijon dezinformata dhe propagandë”, tha a.

Sipas tij, vetëm përmes unitetit dhe stabilitetit përballë agresionit dhe terrorit rus është e mundur të rivendoset arkitektura e sigurisë në Evropë.

Ai theksoi se të fitosh një luftë kërkon dy gjëra: qëndrueshmëri dhe mbështetje ushtarake.

“Mbrojtësit heroikë ukrainas dëshmuan se Ukraina është e aftë të rezistojë, të mundë regjimin gjakatar rus dhe të çlirojë të gjitha territoret e pushtuara përkohësisht me mbështetjen e nevojshme ushtarake”, shtoi Urbanoviç.

Duke pasur parasysh dimensionet e luftës, ai nënvizoi se Ukrainës i duhet një sasi e madhe armësh dhe municionesh për të luftuar në një front prej 1200 kilometrash.

Prioritetet kryesore të Ukrainës, tha Urbanoviç, janë aviacioni modern, mbrojtja ajrore, municionet e artilerisë, dronët, lufta radio-elektronike dhe automjetet e blinduara.

“Ukraina do të fitojë!”, brohoriti ai./The Geopost/

 

Video: https://youtu.be/JAPhRssamX4?si=iNl9v2iDi-M7iRMZ

Continue Reading

Previous: Dimiq kritikon pushtetin në Serbi: S’është serbe të heshtësh ndaj agresionit, njëjtë mund të ndodhë edhe ne Kosovë
Next: Kuleba përmendi narrativat me të cilat Rusia dëshiron të ndajë Ukrainën nga brenda dhe nga aleatët e saj

Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi 5 min read
  • Botë
  • Lajme

Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi

The Geopost October 29, 2026
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH

The Geopost October 28, 2026
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor

The Geopost October 26, 2026
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104

The Geopost October 25, 2026
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë 1 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë

The Geopost October 25, 2026
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.