Foto cedit: Nova.rs
Me përleshje masive, shishe fluturuese, karrige dhe dërrasa janë përcjell të dielën zgjedhjet lokale në Serbi.
Një përleshje masive shpërtheu në Mionica, Serbi, jo shumë larg qendrës së votimit numër 30, ku u përfshinë qytetarë dhe, sipas raportimeve, anëtarë të partisë së Aleksandar Vuçiq.
Nga ky incident janë publikuar edhe video, ku shihen njerëz nga brenda kafenesë duke hedhur shishe qelqi, dërrasa dhe karrige drejt një grupi qytetarësh në rrugë.
https://x.com/BoraKonj/status/1995151765164212679
Lidhur me këto zhvillime ka reauar grupi ProGlas, i cili ka ngrehur pyetjen nëse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me këto “zgjedhje” po dërgon mesazhin se nuk do të largohet paqësisht nga pushteti, duke aluduar në ngjarjet gjatë zgjedhjeve lokale në Mionica, Negotin dhe Seçanj, shkruan Danas, transmeton The Geopost.
Në deklaratën e dorëzuar mediave, ProGlas thekson se edhe ecuria e deritanishme e zgjedhjeve në Mionica, Negotin dhe Seçanj tregon natyrën e dhunshme të regjimit, i cili as që parpiqet më ta fshehë inxhinierinë zgjedhore.
“Regjimi në këto tri vende ka sjellë një numër të madh huliganësh të maskuar që i frikësojnë qytetarët, rrethojnë vendvotimet, dëbojnë dhe rrahin anëtarët e misioneve vëzhguese, para syve të policisë e cila as nuk e fsheh se nuk ka ndërmend të reagojë dhe të mbrojë sigurinë elementare dhe të drejtat zgjedhore të qytetarëve. Në disa vendvotime është zbuluar ‘treni bullgar’, ndërsa aktivistët e regjimit lëvizin nëpër rrugë me lista paralele votuesish. Ekzistojnë incizime që dëshmojnë blerjen e votave në vende publike”, thuhet në deklaratë./The Geopost/

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit