Në Kosovë mund të jetë aktiv një rrjet spiunazhi që përfshin gra serbe, të cilat krijojnë lidhje personale me kosovarë për të siguruar informacione sensitive, ka thënë eksperti i sigurisë, Esat Çollaku.
Këto deklarata erdhën pas arrestimit të një piloti kroat dhe të së dashurës së tij serbe nga Kosova, 46 vjeçares Ana Murganiq.
Kjo e fundit dyshohet se ka përdorur lidhjen me pilotin për të siguruar informacione konfidenciale, të cilat më pas, janë përcjellë tek subjekti politik i lidhur ngushtë me Beogradin, Lista Serbe.
Mediat kroate, kanë shkruar se Murganiq kishte komunikim me të akuzuarin për sulmin terrorist në Banjskë, Vladimir Radivojeviqin, i njohur me nofkën “Mami”.
Dyshimet janë se piloti kroat duke shfrytëzuar pozitën e tij në KFOR, të dashurës serbe, i ka dhënë informacione mbi lëvizjet e trupave të misionit paqeruajtës të NATO-s, e cila më pas ia ka dhënë Listës Serbe. Spiunazh dyshohet se kanë bërë edhe në periudhën kur i dyshuari për sulm ndaj zyrave të KQZ-së, Dejan Pantiq, nga veriu, nuk mund të transportohej për në Prishtinë.
“Rasti i fundit është vetëm maja e ajsbergut,” ka thënë Çollaku në një intervistë për Euroneës Albania. Sipas tij, në Kosovë veprojnë rreth 40 gra me shtetësi serbe, të cilat janë pjesë e një “rrjeti të strukturuar” që synon mbledhjen e të dhënave sensitive nëpërmjet marrëdhënieve personale apo bashkëpunimeve me qytetarë dhe zyrtarë kosovarë.
Ai ka ngritur shqetësime të veçanta pasi sipas tij, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, qayetarë e individë tjerë me ndikim mund të jenë bërë objektiva të këtij rrjeti.
“Ajo që më shqetëson është se disa nga këto gra kanë lidhje të ngushta me persona me ndikim në Prishtinë, madje janë përfshirë në aktivitete biznesore dhe bashkëpunime në lokale, ku grumbullojnë para dhe, sipas të dhënave që kam, edhe informacione”, ka thënë Çollaku.
Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht ekzistencën e një strukture të tillë, megjithatë rasti i fundit i dyshimeve për spiunazh ka rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë në vend.
Ndryshe, vetëm për një vit janë arrestuar pesë persona të dyshuar për spiunazh në Kosovë. Në maj 2024, ishin arrestuar Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi. Ata dyshohen si bashkëpunëtorë të BIA-s së Serbisë, me qëllim kryesor shtrembërimin e fakteve historike – kundër Kosovës dhe NATO-s. Para tyre, ishte arrestuar edhe ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Aleksander Vlajiq, në Mitrovicë. Jelena Djukanoviq, bashkëpunëtore e BIA-s së Serbisë, ishte një nga të arrestuarat që dyshohet se spiunoi me qëllim kryesor qëllim mbledhjen e informacioneve dhe ndikimin në organizata ndërkombëtare. Ndërsa në maj të këtij viti (2025), për spiunazh është arrestuar Hysri Selimi, edhe ky si bashkëpunëtor i BIA-s së Serbisë.
/The Geopost

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999