Mijëra njerëz në Beograd, Novi Sad, Nish, Shabac, Pozharevc, Pançevë, Valevë dhe qytete të tjera serbe bllokuan rrugët dhe urat kryesore në shenjë proteste ndaj një miniere të planifikuar të litiumit, pavarësisht paralajmërimeve të policisë dhe një fushate frikësimi nga autoritetet serbe kundër protestuesve.
Protestuesit duke fishkëllyer dhe brohoritur “Çohu! Çohu!” Kryengritje!” , nddaluan qarkullimi në autostradën kryesore që kalon nëpër kryeqytetin serb.
Huliganët e maskuar të SNS-së hynë në turmë, askush nuk e dinte se nga ku, pasi nuk kishin qenë më parë në turmë, ndezën pishtarë dhe tentuan të provokojnë qytetarët.
Dyshohet se këta huliganë të maskuar kanë ardhur me një qëllim të qartë, të provokojnë konflikte, por të grumbulluarit nuk e kanë lejuar një gjë të tillë, ndaj “pishtarët” janë larguar në drejtim të Beogradit të Ri.
Kërkesat kryesore të protestuesve të udhëhequr nga organizatat mjedisore lidhen me tërheqjen e ligjit për referendum dhe shpronësim, i cili besojnë se i hap rrugën ardhjes së investimit të rrezikshëm mjedisor të Rio Tinto në një minierë litiumi në Serbinë perëndimore.
Tubimi pranë Sava Center kaloi i qetë, deri në fund kur një grup djemsh me gurë dhe pishtarë i kanë ghuajtur protestuesit. Nuk ka pasur të lënduar, ndërsa të rinjtë janë larguar pas ngjarjes.
Në Novi Sad shpërtheu një përleshje sepse, siç raportoi agjencia Beta, rreth njëzet të rinj dolën nga kolona e makinave dhe u përleshën me protestuesit. Në përleshje kanë marrë pjesë rreth njëqind persona dhe ka të lënduar, ndërsa sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia me uniformë nuk ishte e dukshme gjatë demonstratës më masive kundër qeverisë populiste në Serbi në vitet e fundit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka injoruar protestat dhe ka udhëtuar në lokacionin ku kompania Rio Tinto planifikon të fillojë gërmimet, siç është bërë e ditur nga zyra e tij, ai ka biseduar me qytetarët për të dëgjuar mendimin e tyre për këtë projekt.
Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë serbë dënuan protestat, duke thënë se ato po financoheshin nga Perëndimi për të destabilizuar vendin dhe për të sjellë opozitën në pushtet.
Kur regjimi është në frikë, makineria e propagandës po punon me shpejtësi, ndaj në TV Pink, gjatë bllokadës së SNS, analistët dhe mbrojtësit në detyrë shpifin dhe shajnë popullin që është mbledhur. Për të minimizuar pamjen reale të bllokimit në të cilin morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë, televizioni më dhe i vlerësuar nga presidenti i Serbisë, por edhe gazetarët e tij, Pink, shfaqi një video të bllokimeve, por nga fundi i kolonës pranë Gazelës, që mashtroi publikun, e që sigurisht nuk është hera e parë.
“20 persona kanë bllokuar Beogradin dhe 1000 njerëz duhet të ecin në këmbë. “Terror klasik”, ka thënë “eksperti i sigurisë” Ilija Zhivotiq.
“Kjo flet shumë. Çfarë është kjo? Çfarë lumenj njerëzish? Për fat të mirë, ekziston softueri në atë pikë. Pra, urën më të rëndësishme në Beograd e kanë bllokuar 100 veta, le t’i nderojmë”, shtoi një tjetër njeri i Vuçiqit, Dragan J. Vuçiqeviq.
E ftuar në Pink ka qenë edhe kryeministrja e famshme Ana Brnabiq, për të shpjeguar se bëhet fjalë për manipulim mediatik.