Shtetet e Bashkuara nuk kanë një strategji për ndryshim regjimi në Rusi, u tha gazetarëve të dielën Sekretari i Shtetit Antony Blinken pasi presidenti Joe Biden tha një ditë më parë se Presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.
“Mendoj se Presidenti, Shtëpia e Bardhë thjesht theksuan se presidenti Putin nuk mund të mbështetet në luftën ose agresion kundër Ukrainës apo ndaj kujtdo tjetër,” tha zoti Blinken në një konferencë shtypi gjatë një vizite në Jeruzalem.
“Siç e dini, dhe siç na keni dëgjuar të themi vazhdimisht, ne nuk kemi një strategji për ndryshim regjimi në Rusi apo kudo tjetër, për këtë çështje. Në këtë rast, si në çdo rast, varet nga populli i vendit në fjalë. Varet nga populli rus,” tha Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken.
Në një fjalim gjatë udhëtimit të tij në Poloni, Presidenti amerikan Joe Biden tha se udhëheqësi rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”, komente që një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha më vonë se kishin për qëllim të përgatisin demokracitë e botës për një konflikt të zgjeruar mbi Ukrainën dhe jo të mbështesnin ndryshimin e regjimit në Rusi.
Komentet e zotit Biden, përfshirë një deklaratë më herët gjatë ditës ku ai e quaji presidentin rus Putin “kasap”, ishin një përshkallëzim i qasjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Moskës lidhur me agresionin e saj në Ukrainë. /VOA/

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan