Vizitat e fundit të (Presidentit të Serbisë, Aleksandër) Vuçiq dhe (anëtarit serb të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad) Dodik në Moskë dhe mbështetja e (Presidentit rus, Vlladimir) Putin për interesat serbe në rajon, ngjallë apetitet luftë-nxitëse të Beogradit. Militarizimi i shpejtuar i Serbisë dhe kërkesa e Republika Srpska për dërgimin e ushtrisë ruse atje, alarmuan NATO-n. Këto konstatime i ka bërë ish-ministri kosovar për Integrime Evropiane, e profesori universitar, Blerim Reka në një analizë të shkurtër të tij të publikuar në rrjetet sociale, e që janë pjesë të librit të tij më të ri “Gjeopolitika ballkanike. Nga lufta e ftohtë te paqja e nxehtë”.
Në këtë shkrim Reka analizon rikthimin e vëmendjes së Rusisë në Ballkan. Sipas tij, “Kremlini, jo rastësisht riktheu vëmendjen në Ballkan, për të mbuluar stacionimin ushtarak në kufijtë e Ukrainës; në acarimin më të madh me SHBA, e para takimit virtuel Bajden-Putin”.
Takimi virtuel mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij rus Putin do të mbahet më 7 dhjetor, ndërsa dy kryeqytetet kanë konfirmuar se tema kryesore e bisedës do të jetë situata rrethUkrainës.
“NëUkrainë po testohet paqja botërore dhe retë e luftës po mbulojnë Detin e Zi. Frika, mbetet arsyeja e vërtetë e luftës, do të thoshte Thukididi”, shkruan Reka.
The Geopost ka raportuar se Rusia ka stacionuar rreth 100 mijë trupa ushtarake në kufi me Ukrainën në javët e fundit dhe ekziston një shqetësim ndërkombëtar në rritje për eskalim të situatës.
Sa i përket zhvillimeve në Ballkan, profesor Reka thekeson se rajoni ndodhet midis luftës së ftohtë dhe paqes së nxehtë.
“Mirëpo viti 2021, nuk është 1991. Atëherë, asnjë nga vendet ndërluftuese të Ballkanit nuk ishin anëtarë të NATO-s. Aleanca Veri-Atlantike ishte forcë paqe-krijuese, e sot mbetet forcë paqe-ruajtëse. Tre dekada nga ato luftëra, gjysma e gjashtë shteteve ballkanike janë anëtare të NATO-së. Në dy të tjera, ka paqeruajtës ndërkombëtar (KFOR dhe EUFOR) dhe vetëm një është kundër NATO-s, e me bazë Ruse. Serbia, e rrethuar nga NATO, e din se ndezja e luftës së re, do të ishte vetëvrasëse përBeogradin”shkruan Reka.
“Mirëpo, shteti më i militarziuar në rajon, po vazhdon të kërcënojë me luftë. Përmes “botës serbe”, Vuçiqi, iu rikthye filmit të luftës së shefit të tij – Millosheviq. Ai film përfundoi me shpërbërjen e shtetit jugosllav. Ky i riu, nga aventura luftë-nxitëse e Vuçiqit, do të përfundojë ngjashëm: me Serbinë e tkurrur në Pashallëk të Beogradit”, përfundon Reka.