Pas publikimit të planit potencial të Rusisë për të pushtuar Ukrainën, ka pasur reagime të shumta nga figura të rëndësishmë në jetën politike globale.
Ish-kryeministri i Suedisë, Karl Bildt (Carl Bildt) nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ka shprehur shqetësismin e tij rreth planeve keqdashëse që Rusia ka ndaj Ukrianës.
Bidt është shprehur se në rast se ndodh pushtimi i Ukrainës, në Evropë do të ndodhi një luftë e madhe, me pasoja të thella.
Sipas tij, në këtë rast nuk do të ishin të përfshira vetëm Rusia e Ukraina, por ky konflikt do të merrte përmasa më të mëdha.
Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të ndodhë qysh në fillim të vitit 2022.
Për këtë çështje, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, do të diskutojnë të martën, më 7 dhjetor, nëpërmjet një bisede telefonike.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, në këtë bisedë Biden do të përcjellë “shqetësimin e SHBA-së në lidhje me aktivitetet e trupave ruse në kufi me Ukrainën dhe do të riafirmojë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.
Ky plan ka ngjallur reagime edhe në Kosovë.
Ish-ambasadori i Republikës së Kosovës në Suedi, njëherësh drejtori i institutit hulumtues KIPRED, Lulzim Peci, e ka konsideruar si alarmante situatën në këtë pjesë të Evropës.
Ai është shprehur se në bisedën e paraparë telefonike në mes të dy udhëheqësve mund të ketë eskalim, që do të prodhonte konsekuenca vështirë të imagjinueshme për sigurinë e kontinentit, duke e përfshirë edhe Ballkanin.
Ndërkaq, Rusia ende vazhdon të mohojë një pushtim potencial, duke akuzuar shtetet përëndimore për deziniformim dhe për përshkallëzim të qëllimshëm të situatëts.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Ambasada ruse në Mbretërinë e Bashkuar thotë se shërbimet inteligjente të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, artificialisht po nxisin histeri rreth çështjes së Ukrainës, në mënyrë që t’i lënë fajin Rusisë nësë “aventurisët e Kievit sulmojnë regjionin e Donbasit”.
Situata në mes të Ukrainës dhe Rusisë vazhdon të mbetet shumë shqetësuese. Mbetet për t’u parë nësë kjo sitautë do të zgjidhet përmes diplomacisë.