
U.S. President Joe Biden
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ai është i përgatitur ta “bëjë shumë, shumë të vështirë” për Rusinë që të nisë një sulm kundër Ukrainës, ndërkohë që shqetësimet në Perëndim po rriten pas një dislokimi të madh ushtarak rus pranë kufirit me Ukrainën.
Paralajmërimi i Bidenit vjen në ditën kur Uashingtoni dhe Moska konfirmuan se dy presidentët pritet të mbajnë një video-konferencë në ditët e ardhshme.
“Ajo që po bëj është të bëjë bashkë atë që besoj se është grupi më gjithëpërfshirës dhe më kuptimplotë i iniciativave për ta bërë shumë, shumë të vështirë për Putinin që të vazhdojë dhe të bëjë atë që njerëzit janë të shqetësuar se ai do të bëjë,” u tha Biden gazetarëve.
Presidenti tha se administrata e tij ishte në “kontakt të vazhdueshëm” me Ukrainën dhe aleatët evropianë për situatën, pas javëve të raportimeve se trupat ruse, tanket dhe armatimet e rënda ishin vendosur pranë kufirit ukrainas.
Duke cituar një zyrtar amerikan dhe një dokument të paklasifikuar të inteligjencës, Washington Post raporton se Rusia mund të planifikojë një ofensivë të shumëfishtë në fillim të vitit të ardhshëm e ku do të përfshiheshin deri në 175,000 trupa.
Më herët, ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov u tha ligjvënësve se inteligjenca e vendit kishte vlerësuar se “mundësia e përshkallëzimit në shkallë të gjerë nga Rusia ekziston”. Sipas tij, koha më e mundshme për të arritur gatishmërinë për përshkallëzim do të jetë fundi i janarit.
Ndërsa Ukraina ka vlerësuar se rreth 95,000 trupa ruse janë aktualisht pranë kufijve të saj, vlerësimi i inteligjencës amerikane e vendos numrin aktual në 70,000, por parashikoi një rritje potencialisht më të madhe.
“Planet përfshijnë lëvizje të gjerë të 100 grupeve taktike të batalioneve me rreth 175,000 personel, së bashku me artileri dhe pajisje,” tha një zyrtar i administratës për Washington Post.
Moska fajëson Ukrainën dhe mbështetësit e saj perëndimorë për nxitjen e tensioneve të fundit, duke theksuar atë që thotë se është një ngritje e ngjashme ushtarake ukrainase dhe një dështim i Kievit për të përmbushur deturimet sipas marrëveshjeve të Minskut që synon t’i japin fund konfliktit në Ukrainën lindore.
Në fillim të kësaj jave, Putini përsëriti se Rusia kishte “vija të kuqe” për çdo anëtarësim të mundshëm në NATO për Ukrainën dhe ngriti shqetësimet për furnizimet me armë perëndimore në Kiev dhe stërvitjet ushtarake në Detin e Zi.
Uashingtoni ka hedhur poshtë ultimatumet e Rusisë për furnizimet me armë dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO një ditë, por çështja ka të ngjarë të dominojë diskutimet midis Bidenit dhe Putinit.
“Unë nuk pranoj vija të kuqe nga askush”, tha presidenti amerikan.
Në takimin ministror të NATO-s në Letoni më 1 dhjetor, Sekretari i Shtetit Antony Blinken kërcënoi Rusinë me “një sërë masash ekonomike me ndikim të lartë që nuk janë përdorur në të kaluarën”. Ai nuk specifikoi se cilat sanksione po shqyrtoheshin, por një nga to mund të ishte shkëputja e Rusisë nga sistemi SWIFT i pagesave ndërkombëtare, një lëvizje që do të ishte shkatërruese për sistemin financiar rus.